/ATSH-AFP/ - Deklaratat e presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili është shprehur se do të preferonte imazhe familjare në krye të pushtetit në Greqi kanë shkaktuar irritim të opozitës greke dhe shumë ironi në rrjetet sociale.
"Ky është një provokim për vendin", deklaroi sot për radion "Athina 98.4", Panos Skurletis, zëdhënës i partisë së majtë Syriza, partia kryesore e opozitës.
Skourletis theksoi se Jean-Claude Junker kishte ndërhyrë në mënyrë të vrazhdë në debatin politik grek, ndërkohë që shfaqet mundësia e zgjedhjeve legjislative të parakohshme në fillim të vitit 2015.
"Juncker voton për Samaras", e titullonte sot artikullin e saj e përditshmja "Avghi", mbështetëse e Syrizas.
Në llogarinë e tij të rrjetit social Twitter, eurodeputeti i Syrizas, George Katrougalos kishte kërkuar dorëheqjen e Jean-Claude Juncker për shkak të propozimeve të tij duke e akuzuar se po bënte rolin e përfaqësuesit në Greqi.
I ftuar të enjten në mbrëmje në një emision në televizionin publik austriak ORF III, Juncker kishte deklaruar se nuk do të dëshironte që forcat ekstreme të merrnin pushtetin në Greqi.
"Do të doja që Greqia të qeverisej nga njerëz me pikëpamje dhe me zemër për njerëzit e varfër dhe këta njerëz të varfër janë të shumtë, por gjithashtu që pranojnë nevojën e procesit evropian", theksoi ai.
/Shqiptarja.com