Opozita greke kritika Ramës:
Shqipëria shqetësim real në rajon

Opozita greke kritika Ramës:<br />Shqipëria shqetësim real në rajon
Opozita greke është shqetësuar nga intervista e kryeministrit Edi Rama në televizionin grek “Skai”, e cila lehtësisht kuptohet se ka pasur një superaudiencë një natë më parë në Greqi. 

Reagimet e para për intervistën e kreut të qeverisë shqiptare, vijnë nga forca politike në opozitë, Demokracia e Re, partnere e Partisë Demokratike në Shqipëri. 
 
"Shqipëria është një tjetër shqetësim i madh real në rajon". Kështu i është drejtuar grupit parlamentar të Demokracisë së Re, kreu i opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis.
 
Sipas tij, tre çështje që kanë të bëjnë me politikë e jashtme po e vënë Greqinë në një pozitë të vështirë në raport me interesat kombëtare.
 
Duke iu referuar deklaratave të fundit të kryeministrit Rama ai akuzoi qeverinë Tsipras për strategjinë që po ndjek lidhur me çështje të politikës së jashtme.
 
Është e papranueshme të shtoni një tjetër shqetësim të madh në rajon. Shqipëria ka vënë në tryezë të gjitha çështjet”, theksoi Mitsotakis.
 
Kreu i opozitës greke iu referua edhe deklaratave të presidentit Erdogan që sipas tij mohojnë bazën ndërkombëtare konvencionale për Traktatin e Lozanës.
 
Në një mjedis të tillë, Greqia është e margjinalizuar, qeveria nuk ka strategji të qartë kombëtare.
 
Në çështjet e financave ne nuk jemi pjesë e ndonjë zgjidhjeje, komuniteti ndërkombëtar po përballet me ne me dhembshuri dhe keqardhje, por kjo nuk është e mjaftueshme për të mbrojtur interesat tona.
 
Takimi në Berlin i Gjermanisë, Francës, Holandës, Spanjës dhe Italisë tregon se të tjerë duan të vendosin për ne, pa ne”
, deklaroi kreu i Demokracisë së Re. 

Ndërsa, Giorgos Koymoutsakos, përgjegjës për politikën e jashtme te Demokracia e Re, ka kërkuar thirrjen e menjëhershme të Këshillit për Politikën e Jashtme.

Zv/kryetari i konservatorëve, Adonis Gjeorgjiadhis ka komentuar se deklaratat e Ramës meritojnë të trajtohen me seriozitet. 

“Rama me mirësi në dukje ka ngritur çështje shumë serioze dhe të rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar