‘Nea Demokracia’ në Greqi që është partia simotër e Partisë Demokratike në Shqipëri është shprehur kundër koalicionit që Basha bëri me partinë e Shpëtim Idrizit, që mbron të drejtat e çamëve.
Shefi i sektorit të punëve të jashtme George Kumutsakos te ‘Nea Demokracia’ në një prononcim për mediat në vendin fqinj është shprehur se bashkëpunimi i PD me PDIU rrezikon të helmojë marrëdhëniet mes dy shteteve.
“Informacionet që Partia Demokratike ka vendosur të bashkëpunojë me partinë e ashtuquajtur të çamëve, është një zhvillim i pakëndshëm. Vendimi kërcënon, për shkak të një problemi inekzistent, të helmojë marrëdhëniet me Greqinë dhe Europën. Ata që ka shkaktuar këtë zhvillim mbajnë edhe përgjegjësinë. Për ne qëndrimi është i qartë; çështja çame nuk ekziston” deklaroi ai.

Lulzim Basha dhe Idrizi zyrtarizuan pak ditë më parë bashkëpunimin në koalicionin opozitar kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa ende nuk dihet se cfarë do të bëjë kryetari i PBDNJ, Dule.

Faksimile e lajmit ne mediat greke
Komente

