TIRANE- Nënkryetari i këtij komisioni të Ligjeve Fatmir Xhafaj përsëriti kërkesën për të thirrur ministrin e Drejtësisë në komision për të informuar mbi situatën.
“Dje në këtë komisionin kolegu im zoti Majko ka kërkuar që ministri i Drejtësisë të vijë e të japë shpjegime në komisionin e Ligjeve lidhur me situatën që është krijuar në grevën e urisë. Dhe marrëdhënien e qeverisë me sakrificën e atyre njerëzve. Natyrisht është nevoja për ta formalizuar. Ne do ta dorëzojmë por kërkojmë të futet në axhendën e komisionit ”- deklaroi Xhafaj ndërkohë që Rusmajli nuk i kthen përgjigje kërkesës së PS-së dhe vazhdoi me rendin e ditës atë të diskutimit të draftit për privatizimin e minierës së Valiasit, i cili më pas u miratua.
Partia Socialiste ka kërkuar edhe përfshirjen e menjëhershme në axhendën e komisionit të projektligjit për dëmshpërblimin e i sh-të përndjekurve politik. Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, ka theksuar se ky projektligj ndodhet në komision që prej muajit janar dhe ende nuk është miratuar. "Kërkesa jonë ka të bëjë me një projektligj që ka ardhur në janar të këtij viti për dëmshpërmblimin e të dënuarve politik të regjimit komuinist të lëshuar. Ky pr\ligj është diskutuar në komision, kemi bërë amendamente. Që prej asaj kohe ky pr/ligj nuk ka hyrë më në komision. Ky projektligj duhet të hyjë me urgjencë në komision pasi jam i bindur se do të jetë një përgjigje shumë e mirë e deputetëve të këtij Kuvendi ndaj grevistëve dhe këtij grupimi", tha Xhafaj. Ndryshimet në projektligjin për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë, parashikojnë dëmshpërblim total të shumës për të gjithë ish të përndjekurit politikë që janë mbi 75 vjeç për meshkujt dhe 70 vjeç për femrat. Edhe në seancën e djeshme opozita kërkoi thirrjen e ministrit të Drejtësisë në komision.
BAZHDARI: KAUZA E NDRECES E DREJTE
Ndërkohë që deputetja socialiste Keti Bazhdari vizitoi sot paradite Gjergj Ndrecën në spital. Ajo tha se është e turpshme që mediat po përpiqen të politizojnë aktin këtij njeriu i cili po sakrifikohet për një kauzë. “Është një njeri që po sakrifikohet për një kauzë. Është e turpshme që shumë media që punojnë si seksere keqpërdorin një njeri që sot ka parametrat e heroit dhe politizojnë veprimin e tij. I jap zemër. Kauza e tij është e shenjtë. Është hero dhe duhet të vazhdojnë deri në fund derisa e drejta ekonomike të shkojë në vend.”- tha Bazhdari në një prononcim për gazetarët menjëherë pasi doli nga spitali.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com