Opozita ikën, Rama: Reforma
territoriale votohet këtë sesion

Opozita ikën, Rama: Reforma<br />territoriale votohet këtë sesion
TIRANE -  Kryeministri deklaron se reforma territoriale do të votohet brenda këtij sesioni parlamentar. Ai fton opozitën t'i bashkohet pasi mazhoranca do që reforma të votohet konsensualisht në Parlament, por nëse nuk pranojnë reforma do të votohet pasi mazhoranca i ka votat dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Rama mbajti fjalën pasi opozita braktisi seancën (ora 12:55). Deputetët e opozitës vendosën të braktisnin seancën plenare ku sipas tyre nuk mund të vazhdohet në këtë rrugë të shkeljes së etikës dhe ligjeve kushtetuese.

Në fjalën e tij kreu i grupit PD, Edi Paloka akuzoi kryeministrin Rama se kërkon të ulet në tryezë para se të shkojë  në Gjermani. Paloka në fund të fjalës së tij tha se opozita nuk mund të vazhdojë më në këtë Parlament ku sipas tij mazhoranca duhet të tërhiqet siç e cilësoi ai nga shkelja e ligjit.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama duke sqaruar arsyet pse i shkruajti Bashës për ta takuar ftoi opozitën të bëhej pjesë e kësaj reforme pa vendosur kushte, por nëse nuk do të bëhej atëherë ata do të vazhdonin reformën sepse populli “na ka zgjedhur dhe nuk mund të rrimë në batakun që kanë zgjedur këta sa herë që vijë në Parlament. Reforma territoriale do të votohet këtë sesion parlamentar”

Më përpara për  gati 1 orë Kuvendi u përfshi nga debate të nxehta mes qeverisë dhe deputetëve të opozitës.  Kryeministri Rama pranoi se ka shkelur etikën seancën e kaluar dhe kërkoi ndjesë për qytetarët, ndërsa shtoi se në dallim nga PD mazhoranca nuk merret me familjarët e opozitës. Rama e quajti PD-më mbeturinë e komunizmit.  Ministrja Milena Harito akuzoi opozitën se kishte mbushur administratën me kunata e gra dhe janë të shqetësuar pikërisht për largimin e tyre. Ndërsa opozita u shpreh se për herë të parë në qeveri ishin 4 anëtarë të familjes.

DEBATET E PLOTA NE KUVEND

RAMA: REFORMA S'MUND TE SHTYHET, DO VOTOHET BRENDA SESIONIT
RAMA: “Kam ngarkuar deputetin Taulant Balla si drejtues i pjesës tonë në grupin e deputetëve pranë PE që të komunikojë me palën tjetër dhe të bëjë present faktin që ne vërtet jemi shumë të interesuar të ulemi për reformën administrativo territoriale, por nuk kushtëzojmë dialogun sa herë na është kërkuar. Ne kemi thënë se jemi të hapur. Duam që reformën ta votojmë konsensualisht në Parlament.

Kërkon të bllokojë komisionin, ne i kemi votat për ta kaluar këtë reformë, i kemi nisur konsultimet kemi mbështetjen ndërkombëtare dhe përfaqësohet nga një numër donatorësh. Puna ka filluar

Nuk mund ta shtyjmë më këtë reformë. S’kemi mundësi të presim. Nuk ka lidhje me viziten time në Gjermani. Jam futar nga  kancelarja mua j me parë.  Ftesa është përpjekja fundore për të tentuar sy më sy e transparencë që të ulemi të bëjmë reformë e ka lidhje me afatet. Reforma duhet të përfundojë në këtë sesion parlamentar, nuk mund të presë.  Nuk kemi prirje e qëllim të prekim qarqet që lidhen drejtëpërdrejtë me Kodin Zgjedhor”


ORA 12:50 PALOKA: NUK ULEMI NE TRYEZE ME NESE VAHZDONI KESHTU

Deputeti Paloka solli në mendje letrën e kryeministrit Rama drejtuar kryetarit të PD për të gjetur konsensusin për reformën administrative duke thënë se kjo nuk do të ndodhë për aq kohë sa mazhoranca vazhdon të shkelë ligjin. 

"Një gjë tjetër që lidhet me rendin e ditë. Letra ndaj kryetarit të PD, ku papritur kryeministri i kërkon takim për të biseduar. Për çfarë? Të ulemi të bisedojmë si duhet zbatuar ligji? A duhet ne deputetët të zbatojmë kushtetutën? Se deri këtu ka ardh puna. Kemi një mazhorancë që e shkel rregullisht. Kujt duam t'ja shesim këtë mirëkuptim apo ulje për konsensus? Sa herë që ikën jashtë në Gjermani kërkon të ulemi në tryezë. Ne nuk mund të pranojmë që ju të vazhdoni të shkelni ligjin. Bëtë gjoja një hap se do tërhiqeni nga shkelja. Ligji dhe kushtetua zbatohen, nuk ulemi në tryezë ne me ju 'na falni këtë shkelje na falni atë shkelje'. Tërhiquni nga marrja e kompetencave të presidentit, ndaj sulmit ndaj SHISH, ndaj marrja e çdo institucioni. Hajde të flasim për hallet e qytetarëve. Rama tha se ne u dashka të ikim të japim llogari te ata të legalizimeve falas. Jo zotëri, njerëzit do vijnë tju kërkojnë llogari për ato që keni premtuar. Prandaj edhe një herë kthehuni aty ku duhet sepse nuk mund të vazhdojmë në këtë prlament, që ju para vizitës në perëndim se vërtet pavarësisht numrave në parlament doni apo sdoni do të punonin në parlament." u shpreh deputeti Paloka. 

ORA 11: 59 RAMA:PD MBETURINË KOMUNISTE NDJESË PËR SHKELJEN E ETIKËS
Për  gati 1 orë Kuvendi u përfshi nga debate të nxehta mes qeverisë dhe deputetëve të opozitës.  Kryeministri Rama pranoi se ka shkelur etikën seancën e kaluar dhe kërkoi ndjesë për qytetarët, ndërsa shtoi se në dallim nga PD mazhoranca nuk merret me familjarët e opozitës. Rama e quajti PD-më mbeturinë e komunizmit. 

Fillesa e debatit, ishin denoncimet që ministrja e Inovacionit dhe e Administratës bëri publike kunatat dhe gratë e deputetëve të opozitës të cilët ishin punësuar në administratën e qeverisë Berisha dhe qeveria Rama i gjeti në punë.

Ministrja Milena Harito akuzoi opozitën se kishte mbushur administratën me kunata e gra dhe janë të shqetësuar pikërisht për largimin e tyre.
Opozita e quajti të turpshme dhe deklaroi se të gjithë janë punësuar në administratë sipas përvojës. Nga ana e tij ish kryeministri Berisha, deputeti i PD-së u shpreh se për herë të parë në një qeveri ka 4 pjesëtarë nga e njëjta familje, një veprim i cili nuk është bërë nga asnjë kryeministër socialist.

Pas fjalës së mbajtur nga ish-kryeministri Berisha mori fjalën edhe kryeministri Rama i cili fillimisht kërkoi ndjesë për shkeljen e etikës seancën e kaluar parlamentare. Rama tha se ishte PD që kanë dhunuar gjuhën në emër të etikës dhe se kjo mazhorancë nuk merret me familjarët.

Ndërsa Rama fliste deputetët e PD-së bënin zhurmë duke trokitur me maus dhe me duar mbi tavolinave. Kjo formë proteste ndodhi në momentin kur Rama quajti PD mbeturina të komunizmit. 

Kryetari i Parlamentit u detyrua ta mbyllë seancën për 10 minuta për të qetësuar situatën

JA DEBATET NE KUVEND

RAMA: PD MBETURINE E KOMUNIZMIT, NDJESE QE SHKELA ETIKEN, PO JU SHKATERRUAT GJUHEN 
RAMA: "Dua tju them ku keni të drejtë e ku jo. Keni të drejtë kur thoni se kur dilni në foltore nuk duhet të shqetësoheni kur flitet nga mbrapa. 

Keni të drejtë kur thonë që edhe unë e shkela etikën. Është e vërtetë edhe pse me një dallim shumë të madh, thjesht ndava me kolegët e mi një moment një emocional. Megjithatë ju keni të drejtë se megjithëse jemi ndryshe duhet të bëjmë si ju. Ju kërkoj ndjesë nga të gjithë që janë ndjerë të fyer nga transmetimet hileqare të ekranit tuaj, që nuk e justifikojnë kryeministrin pavarësisht nëse u thanë me zë apo thjesht u mërmëritën pa zë.

Pas kësaj ndjese për të gjithë ata që janë ndjerë të mërzitur apo të shqetësuar qoftë nga unë apo nga ne që presim dhe mundohemi tjua japim përditë dua tju them ca gjëra lidhur me etikën.

Etika shkelet sa herë e merr fjalën kryeplaku juaj dhe zonja e ulur në krah të kryeplakut tuaj.( Degjohen zera kundershtuese) Kryeplak nuk është fjalë fyese por vend pune.
Sa i takon fundërrinave të komunizmit. Unë nuk kam thënë kështu por që ju me vijën tuaj të sjelljes e qasjes jeni mbeturina të komunizmit si force. Dhe dallimi i madh mes nesh e jush është se ne nuk hyjmë në jetën tuaj private ndërsa ju nuk bëni asgjë tjetër përmes kryeplakut tuaj që vec se hyni në jetën private të kundërshtarëve bëni të prodhoni kulturën tuaj politike.  Ju ka imponuar një shërbëtor servil. Partia që ju përfaqësoni është mbeturinë e komunzimit.

(Dëgjohen të bërtitura nga deputetët e opozitës. Deputetët gjithashtu kërcasin tavolinat me maus por edhe me duar.)

Komunizmi vendoste edhe kush janë dashuritë e kushërinjtë. Nuk kam asnjë kushëri në qeveri. E kam sqaruar. Se kë kam kushëri nuk e vendos sekretari i Partisë i Enver Hoxhës. E kam provuar këtu me pemën e shtëpisë time. Vazhdoni t’i bini me dorë tavolinave.

Ju jeni ata që gjithçka ua kërkoni të tjerëve dhe s’e keni bërë vetë. E keni zhvatur deri në palc Shqipërinë dhe tani thoni: Kapni hajdutin.

Keni shkatërruar gjuhën në emër të etikës. Ka ndodhur në të shkuarën që nga një herë edhe ne të bëhemi pjesë e saj. Ndryshim është, jo se jemi nga
natyra më të mirë, se shqiptarë jemi por kemi kulturë  shumë më të mire se tuajën. Shikoni ta disinfektoni parazitët e komunizmit që i keni majë kokës.


(Video: Kryeministri Rama)

RAMA: LEGALIZIM FALAS PER 67 MIJE FAMILJE, SE SHPEJTI PR/LIGJI NE KUVEND
”Ju jeni ata që gjithçka ua kërkoni të tjerëve dhe s’e keni bërë vetë. E keni zhvatur deri në palc Shqipërinë dhe tani thoni: Kapni hajdutin.
Keni shkatërruar gjuhën në emër të etikës. Ka ndodhur në të shkuarën që nga një herë edhe ne të bëhemi pjesë e saj. Ndryshim është, jo se jemi nga natyra më të mirë, se shqiptarë jemi por kemi kulturë  shumë më të mire se tuajën. Shikoni ta disinfektoni parazitët e komunizmit që i keni majë kokës.
 Kjo nuk ka të bëjhë me ju por me ata  që dje morën dokumentat e shtëpisë dhe që nuk do të ndalet më deri kur shtëpitë e ndërtuara të jenë legalizuar dhe të jenë legalizuar falas. Pata kënaqësinë që një ndër njerëzit që morën dje titullin e pronësisë ishte Xhaxhai i Azem Hajdarit
Dua të shfrytëzoj këtë moment duke ju thënë atyre që na ndjekin. Ne dje kemi kaluar në qeveri projektin.  Do vijë në parlament dhe legalizimi do bëhet falas për ata që kanë tokën e tyre 67 mijë familje deri sot nuk kanë mundur të legalizojnë shtëpinë  

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë