Opozita izraelite kundër Netanyahu-t, Kryeministri: Rrezik për sigurinë e vendit

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu, se koalicioni i unitetit që synon zëvendësimin e tij do të ishte një rrezik për sigurinë e vendit. Ai u bëri thirrje kolegëve të tij të djathtë të mos mbështesin një marrëveshje pasi ultranacionalisti Naftali Bennett tha se do të formonte një koalicion me një parti centriste.

 “Unë u bëj thirrje atyre që u zgjodhën me votat e krahut të djathtë, u bëj thirrje atyre që kanë një ndërgjegje dhe një rrugë, ndiqni këtë mënyrë, mos formoni një qeveri të majtë. Një qeveri e tillë është një rrezik për sigurinë e Izraeli dhe është gjithashtu një rrezik për të ardhmen e shtetit”, deklaroi Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit

Kundërshtarët e Netanyahu kanë kohë deri të mërkurën për të formuar një qeveri dhe nëse përpjekja e tyre rezulton të jetë e suksesshme kjo do të sjellë në fund sundimin e kryeministrit më të gjatë në vend.

Surprizë për Netanjahun ishte qëndrimi i një aleati të Netanyahut, udhëheqësi i partisë së vogël Yamina, Naftali Bennett , i cili deklaroi ditën e djeshme se ai do të kërkojë të bashkojë forcat me kundërshtarët kryesorë të udhëheqësit izraelit.

“Të gjitha partitë janë të ftuara t’i bashkohen qeverisë. Që qeveria të ketë sukses, ne të gjithë partnerët do të duhet të tregojmë vetëpërmbajtje si gjatë negociatave ashtu edhe më vonë. Askush nuk është kërkuar të heqë dorë nga ideologjia e tij, por të gjithë do të duhet të shtyjnë realizimin e një pjese të ëndrrave të tyre”, u shpreh Naftali Bennett, kreu i partisë Yamina.

Ndërsa Bennett dhe partnerët e tij të rinj, të kryesuar nga lideri i opozitës Yair Lapid, ende përballen me disa pengesa, palët duket se janë seriozë për arritjen e një marrëveshjeje dhe dhënien fund të ngërçit që ka zhytur vendin në krizë duke zhvilluar katër zgjedhje në dy vitet e fundit.

Nëse Bennett dhe Lapid së bashku me partnerët e tyre të tjerë mund të përfundojnë një marrëveshje, kjo do të çonte në fund qeverisjen rekord të Netanyahut,12 vjet si kryeministër. Por, njeriu që ka dominuar politikën izraelite për kaq gjatë nuk ka gjasa të largohet aq thjesht nga zyra, edhe posë ai përballet me akuza serioze për korrupsion dhe mund të shkojë në burg. Në zgjedhjet e marsit Netanjahu, nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme për të krijuar qeverinë e tij,e katërta votë jokonkluzive e vendit në dy vjet.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja