Dështon tryeza, PD-LSI bojkotojnë 'Zgjedhoren'/ Gjiknuri: Opozita s'ka arsye të ikë! Hajdari: Basha mos rrijë kot në shesh por të mbajë zotimin

TIRANE-Dështon mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, pasi opozita e bojkotoi tryezën për shkak të ngjarjeve të djeshme, të shembjes së Teatrit dhe nisjes së protestave. Konsensusi politik mes palëve për t’u mbledhur për reformën zgjedhore zgjatI vetëm një javë nga takimi i fundit më 13 maj. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe protestës së një dite më parë, vetë kryedemokrati Lulzim Basha tha se opozita ka vendosur të bojkotojë takimin e sotëm për Reformën Zgjedhore. Pyetjes, pas mbledhjes në selinë blu mbrëmjen e djeshme, se a do të ketë reformë zgjedhore sot, Basha iu përgjigj prerë dhe shkurt “Jo nuk do të ketë”. Sot në takim shkoi vetëm Damian Gjiknuri me Rudina Hajdarin me ekspertin Kristaq Kume, por mbledhja u anulua. 

Burime bëjnë me dije opozita do të mungojë vetëm ditën e sotme dhe jo në mbledhjet e ardhme, duke siguruar se nuk do të braktisë tryezën. Reforma Zgjedhore sapo bën një hap para, kthehet dy hapa pas, ndërkohë që koha kalon, palët sa vijnë e largohen nga konsensusi. Çfarë ndodhi në takimin e fundit të Këshillit Politik? PD nuk heq dorë nga qeveria transitore për të organizuar zgjedhjet, gjë që është hedhur poshtë dhe nuk është pranuar nga Kryeministri Rama. Nga ana tjetër Rudina Hajdari ka shprehur qartë se do të vendos veton nëse nuk arrihet ndryshimi i sistemit me lista të hapura, e cila e revoltuar tha se ‘palët nuk duan ndryshim sistemi dhe i shkelin syri njëra-tjetrës'.

Reforma Zgjedhore është një nga pika kyçe për integrimin e vendit dhe kushtet për të plotësuar për hapjen e negociatave me BE, por duket se gjetja e dakordësisë mes palëve duket ende e largët. Kuvendi shty afatin për mbylljen e kësaj reforme më 30 qershor, ndërsa palët politike janë zotuar ta përfundojnë brenda këtij muaji.  Bojkoti sërish i opozitës jashtëparlamentare dhe mungesa e unitetit mes palëve për çështjet e ndryshme e bën të vështirë që brenda majit të kemi një reformë zgjedhore gati për ta votuar në Kuvend.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:50
Hajdari: PD të vijë në tryezë, mos rrijë kot në shesh, Basha të mbajë zotimin që u dha artistëve për sistemin (VIDEO)

Rudina Hajdari i kërkoi opozitës që të rikthehet në tryezën e reformës zgjedhore dhe të mos dalë kot në protestë, pasi teatri u shemb. Në një thirrje direkte për Lulzim Basha, ajo i kujtoi se u ka premtuar artistëve të Aleancës për Teatrin se do të ndryshojë sistemin, prandaj i kërkoi që të rikthehet në tryezë për të bërë të mundur këtë gjë. Sa i përket protestës së sotme, ajo tha se mbështet, por theksoi se ndryshimi mund të bëhet vetëm duke qenë brenda institucioneve.

"Nëse PD-ja e ka seriozisht që të mbështesë Aleancën për Teatrin, duhet të vijë në tryezë se ka bërë një marrëveshje në 25 korrik 2019, që angazhohet për reformimin e sistemit. Teatri u shemb, PD-ja ta cojë të paktën një premtim deri në fund, të vijë këtu.

Mos rrijë kot nëpër sheshe. Teatri u shemb, cdo bëjmë tani, mbështesni aleancën për Teatrin, zotohuni për atë që i keni thënë aleancës për të reformuar sistemin. Është në këtë kontratë që PD-ja me kryetar Bashën ka firmosur këtë kontratë me aleancën. Protestën e sotme patjetër e mbështes, por unë jam aktore politike. Unë kam ardhur për ndryshimin e sistemit këtu dhe të mos bëhen peng këta kryetare partie dhe në fund të ditës rrinë me njëri tjetrin.

Basha ka bërë një zotim dhe thotë do të mbroj teatrin dhe zotohem se do të bëhet reformimi i sistemit, po tani ku është Basha. Ta cojë këtë premtim deri në fund. Sot i kërkova Gjiknurit që të mos e vijojmë takimin. Nuk patëm asgjë zyrtare se nuk do të vinin. Unë dua që të vijnë dhe ta cojmë deri në fund këtë betejë. I kërkova Gjiknurit ta shtyjmë dhe të mos diskutojmë asgjë pa praninë e tyre. Duke qëndruar brenda sistemit mund ta ndryshosh, po dole cfarë do të bësh? PD-ja është zotuar për ndryshimin e sistemit, prandaj i kërkoj që të vijë në këtë tryezë" tha ai.  

Ora 11:46
Bojkoti/ Gjiknuri thirrje opozitës: Rikthehuni të miratojmë Reformën Zgjedhore, s'ka arsye të ndërpritet (VIDEO)

Përfaqësuesi i PS-së në tryezën e Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri i kërkoi opozitës që të rikthehet për të diskutuar dhe miratuar reformën zgjedhore. Mungesën e sotme, ai e cilësoi si një ngjarje fatkeqe, pasi shtoi se reforma zgjedhore është në interesin e të gjitha palëve për të bërë rregullat e lojës.

"Fatkeqësisht sot mbledhja e grupit negociator nuk u zhvillua, kishim dëgjuar dicka nga mediat, por nuk kishim njoftim zyrtar, por mesa na u komunikua nuk do të merrnin pjesë. Kjo është ngjarje fatkeqe. Pavarësisht ngjarjeve, reforma zgjedhore është në interesin e të gjitha palëve që të përfundojë brenda majit.

Nuk shoh ndonjë arsye serioze që të ndërpritet, nuk ka të bëjë as me qeverinë dhe as me opozitës, por me rregullat e lojës. Dua ta mbyll duke bërë thirrje që opozita të rimarrë vendin për të vijuar negociatat. Sot kishim një paketë të rëndësishme për të miratuar. Mirëpres opozitën që të rikthehet. Jam në komunikim dhe pres që ata të marrin rolin e tyre" tha Gjiknuri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Uku Momlit: 18/05/2020 13:26

    Ps+pd+lsi= bajgë e lopes ppsh. Tani edhe ne duhet ti kuptojme e perceptojme jo keshtu me gjakxehtesi allashqiptarçe,po te mbushemi mire e mire me fryme dhe ne momentin qe nuk eshte larg te zoterojme injorancen tone dhe ti japim nje buzeqeshje neveritese trios siperme duke marre pjese masivisht ne votime,po masivisht ama,edhe me te vegjlit perdore duke i votuar kunder dhe vetem kunder keta krimba qe u kemi dhene kaq fuqi. Po beme kete,kemi falur investimin injorant qe kemi bere te pakten per 30 vite dhe kemi çelur rrugen e drejte per pasardhesit tane dhe kemi fituar vlera te verteta humane.

    Përgjigju
  • arte: 18/05/2020 12:39

    i shkreti popull thuaj me Pd dhe Ps qe e rropen te gjalle

    Përgjigju
  • nje vend te botes: 18/05/2020 10:31

    kam mbi nje vite qe po kerkoj ne gjithe rruzullin tokesor qe te gjeje nje opozit jashteparlamentare por nuk gjej dot,kurse ne shqiperin tone komuniste keta plehra akoma marrin rrogat dhe akoma vendosin kushte.shume keq,japin ultimatume.djegin shkaterrojn

    Përgjigju
    • ne shqiperi: 18/05/2020 14:40

      Te ne cdo gje eshte jashte...normales

  • titi: 18/05/2020 09:01

    SKEME E KOORDINUAR MES PARTIVE PER TE HUMBUR KOHE DHE MOS NDRYSHUAR SISTEMIN E ZGJEDHJEVE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?