Opozita konservatore kroate
fiton zgjedhjet parlamentare

KROACI- Opozita konservatore e Kroacisë ka marrë fitoren në zgjedhjet parlamentare, të parat pasi vendi u bë pjesë e BE-së në vitin 2013. Rezultatet tregojnë një fitore të ngushtë të partisë Bashkimin Demokratik Kroat që ka fituar 61 vende në parlamentin me 151 vende.

Lideri i kësaj partie Tomislav Karamarko ka thënë se kjo fitore iu jep atyre përgjegjësinë për të drejtuar vendin, që sipas tij po kalon kohë të vështira. 

Partia e qendrës së majtë Social Demokrate e drejtuar nga Zoran Milanoviç, dhe aleatët e saj kanë fituar 53 vende në parlament. Rezultatet e pjesshme sugjerojnë se blloku nuk ka fituar shumicën absolute në zgjedhjet e 8 nëntor, për të udhëhequr e vetme, me vendin. Kështu duhet të formohet një koalicion. "Kroacia ka vendosur për një ndryshim. Ne nuk mund ta bëjë këtë vetëm", deklaroi Milanoviç.

Analistët thonë se një kthim në pushtet i konservatorëve mund të ndikojë në fluksin e migrantëve që janë duke kaluar nga Kroacia, për në vendet tjera të BE-së. Që nga shtatori, në Kroaci kanë hyrë më shumë se 330 mijë migrantë, nga Lindja e Mesme.

Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë