Opozita kritikon 100 ditët e qeverisë
Mustafa, rekomandime për qeverinë

Opozita kritikon 100 ditët e qeverisë<br />Mustafa, rekomandime për qeverinë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, kritikoi sot në Kuvend 100 ditët e qeverisjes së kryeministrit Isa Mustafa. Protestat dhe migrimi i qytetarëve kanë qenë dy pikat që Konjufca e ka quajtur të dështuar këtë 100 ditësh të qeverisjes.

Konjufca tha se Isa Mustafa që në fillim e ka nisur keq qeverisjen dhe që në fillim ka dështuar. “Nëse bazohemi në atë thënien e urtë popullore që ‘dita e mirë shihet në mëngjes’, kjo është parë edhe me Isa Mustafën dhe nuk i ofrohet të mirës. As Qeveria, e asnjë institucion tjetër mos të mburret me punën e tij, për sa kohë që para hundës së qeverisë qytetarët janë duke u larguar nga vendi. Kur njerëzit ikin në vendet e tjera, kjo tregon që pushtetarët e kanë shndërruar vendin në një vend që nuk jetohet. Kush mund të besoj që kjo qeveri mund të bëjë gjëra të mira, pas gjithë këtyre veprimeve që keni parë”, tha Konjufca.

Deputeti i Vetëvendosjes Konjufca prezantoi edhe 11 rekomandime për qeverinë, rekomandime këto që janë përgatitur nga tri partitë opozitare. Njëra prej rekomandimeve që dha Konjufca, ishte që ministrat dhe kryeministri të jenë pjesë e seancave dhe të respektojnë kërkesat e deputetëve.

Një rekomandim tjetër për qeverinë është edhe paraqitja në Kuvend dhe në komisionet përkatëse çfarëdo marrëveshje e qeverisë që lidhet me palë të tjera, veçanërisht për dialogun dhe gjykatën speciale.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)




 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Të dy kandidatët janë të importuar', Kikia komenton zgjedhjet: Problemi me kartat, përgjegjësi edhe individët! ID nuk shërben vetëm për votime

'Të dy kandidatët janë të importuar', Kikia komenton zgjedhjet: Problemi me kartat, përgjegjësi edhe individët! ID nuk shërben vetëm për votime