Opozita ktheu kaosin në Kuvend, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Jemi të shqetësuar për forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar

Tiranë-Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar ditën e sotme për dhunën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë nga përfaqësuesit e opozitës. Në njoftimin e saj Ambasada Amerikane shpreh shqetësimin për gjendjen e krijuar dhe shprehet se akte të tilla dëmtuese nuk kanë vend në procesin demokratik.

Ata bëjnë thirrje që palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbaje dhe të angazhohen në dialog. Nga ana tjetër Ambasada Amerikane ka theksuar se mbështet diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.  

"Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike."-njoftimi i Ambasadës Amerikane. 

Pas dënimit të deputetit demokrat Ervin Salianjin me 1 vit burg nga Gjykata e Apelt për “Kallëzim të rremë”,  opozita kthehu skenarin e dhunës ditën e djeshme në Kuvend. 

Gjithçka nisi me bllokimin e foltores, hedhjen e sendeve të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit dhe përplasjen fizike midis disa depuetëve të opozitës dhe mazhorancës. Depuetët e opozitës kanë nxjerrë jashtë Kuvendit, karriget e tyre dhe i kanë vendosur fjakën si shenjë revolte.

Deputetët e PS kanë kërkuar përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së, ku brenda 48 orëve mblidhet Sekretariati i Etikës për të marrë vendimin.

Paraditen e 30 Shtatorit deputetët e opozitës bojkotuan edhe punën e Komisioneve Parlamentare.

Më 7 tetor Partia Demokratike ka thirrur një protestë e cila pritet të nisë para godinës së Kryeministrisë, por është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllkojnë akset rrugore, kryqëzime, në një formë të mosbindjes civile.

 


Lajmi kryesor:

PD kaos e dhunë në Kuvend, djegin karriget! Ambasada e SHBA-së, BE-së e Britanisë në një zë: Dhuna s'ka vend në demokraci! Të shqetësuar e keqardhur! Nxisim dialogun


G.K/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pa emer: 01/10/2024 14:37

    I kemi pare edhe amerikanet si protestojne ambasada nuk ka perse u ban moral te tjerve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës