TIRANE- Buxheti i Ministrisë se Brendshme për vitin 2012 ka marre votën kundër te opozitës në Komisionin e Sigurisë. Deputetet socialiste kanë kërkuar shkurtimin e shpenzimeve për ambientet e Gardës e uniformat ceremoniale, kërkesa qe nuk janë miratuar nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani. Sipas tij, Policia e Shtetit ka nevojë për efektive te rinj, te cilët do te shkojnë ne ndihme te patrullës se përgjithshme, por do te përdoren edhe për vendosjen e qetësisë ne stadiume. Pjese e debateve ne komision ka qene edhe 21 Janari, një ngjarje kriminale e cilësuar nga ministri i Brendshëm, ndërkohë qe opozita ka kërkuar qe përfaqësuesit e mazhorancës të ndihmojnë Prokurorinë për zbardhjen e saj. Ne komisionin e sigurisë ka raportuar edhe kreu i Shërbimit Informativ, Bahri Shaqiri por për shkak te informacionit te klasifikuar, mbledhja është zhvilluar pa praninë e medias.
(vizion plus)
/Shqiptarja.com
(vizion plus)









