Opozita është shprehur kundër paketës fiskale në Komisionin e Ekonomisë. Deputetët e PD-së kanë kërkuar sqarim se kush përfiton nga paqja fiskale, a përfitojnë ata që marrin tendera si dhe kërkojnë të përjashtohen nga kjo falje borxhesh të gjithë subejktet e SPAK.

Jorida Tabaku: Kush është lista e përfituesve të paqes fiskale? Duhet të dimë kush janë përfituesit e kësaj amnistie fiskale. A përfitojnë ata që marrin tendera? duhet që asnjë subjekt i SPAK s’duhet të përfitojë nga amnistia? A është e aftë administrata tatimore për të vënë në zbatim negocimin e fitimit? A do dekurajohen qytetarët nga kjo falje?

Eno Bozdo: Çfarë përpjekjesh ka bërë administrata tatimore për ta mbledhur këtë borxh? Po marr rastin e një kompanie, e cila në thelb ka të njëjtin grup pronarësh. Kompania A ka detyrime në tatime, kompania B i detyrohet doganës, kompania C nuk ka asnjë detyrim. Më thoni, a ka sens kjo histori? Pra personi në fjalë ka hapur një aktivitet tjetër dhe merr tenderat dhe prokurime publike ky njeri. E di unë që është të qërosh Orizin, por propozimi është i tillë nga pikëpamja e moralit të biznesit, ndershmërisë së biznesit. Sa i takon marrëveshjes së paqes me bizneset për të negociuar tatimin, nuk më duket as e ndershme korrigjimi i pasqyrave financiare, sepse këtë e përfitojnë vetëm ata që bëjnë marrëveshje me tatimet. Ju shmangni nga përgjegjësia edhe audituesit që kanë certifikuar pasqyrat financiare.

“Nëpërmjet 'Paqes Fiskale’', nuk falim përgjegjësi penale. Nuk garantojmë imunitet për askënd dhe mbi të gjitha nuk i shërbejmë askujt që është nën hetim apo në procese gjyqësore. Projektligji i faljes së detyrimeve tatimore dhe doganore, parashikon fshirjen plotësisht të çdo borxhi që është më i vjetër se 10 vjet.  Ritheksoj edhe një herë se me këtë projektligj, ne nuk parashikojmë të falim detyrimet e papaguara të evazorëve që janë në ndjekje penale, ndaj atyre të cilëve ka nisur një hetim tatimor, apo për bizneset që ka një vendim të formës së prerë nga gjykatat. Janë 202 mijë tatimpagues që përfitojnë. Ju si parlament kërkojani tatimeve dhe nëse është e lejuar për tu dhënë ua sjellin, sepse mund të preket kofidencialiteti”, tha ministri Malaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:24
Llogaritja e TVSH-së në bujqësisë ‘përplas’ deputetët me ministrin, për të njëjtën llogari kanë 2 konkluzione

1763396914_malajennobozdo.jpg

Futja e kompensimit me 10% për fermerët për çdo faturë që ata marrin tek grumbulluesit apo tregtarët e tjerë kur ju shesin produktet, për Ministrinë e Financave do të formalizojë sektorin.

“Është një skemë e cila do t'ju vijë goxha në ndihmë fermerëve dhe është një skemë që për vitin 2026 ne parashikojmë pra, për shitjet që ata do të bëjnë nga 1 janar 2026 deri më 31 dhjetor 2026, do kenë mundësi që të marrin 10% të vlerës së faturës së tyre brenda 31 dhjetorit. Ndërkohë që në vitin 2027 kjo skemë shkon 30 milionë euro. Por mund të jetë vlerë edhe më e madhe, sepse ne besojmë që do të ketë një formalizim më të madh të sektorit të bujqësisë në momentin që fermerët e vegjël do të jenë të incentivuar për të marrë faturat nga grumbulluesit, nga përpunuesit apo nga agrobiznesi”, tha ministri i Financave

Ndërsa për deputetët zgjidhja është barazimi i TVSH-së në 20% në të dyja aspektet, si në blerje ashtu edhe në shitje. Sot kur një grumbullues blen tek fermeri e ka TVSH-në 0%, ndërsa kur e shet produktin e ka TVSH-në 20%. E kundërta ndodh në import, ku si në blerje dhe në shitje TVSH-ja është 20%. 

Por edhe llogaritja e TVSH-së për këtë sektor, nuk i nxori deputetët dhe ministrin në një shifër se sa paguan TVSH një grumbullues që blen jashtë dhe brenda vendit.

DISKUTIMI ME MIKROFONA FIKUR

Cara: Autofatura që do të bëhet nga grumbulluesi, me çfarë norme tatimore do të bëhet?

Ministri: Siç është aktualisht

Cara: Me normë zero

Bozdo: Atëherë s’ka gjë, bie gjithë skema.

Ministri Malaj: Thuhet se duke qenë TVSH-ja zero këtu produktet shqiptare janë më të shtrenjta, nuk qëndron kjo. Nëse sot do të blej me 500 lekë produktin nga një fermer si grumbullues me 0 TVSH, do ta shes në treg për 600 lekë. për 600 lekë do të paguaj 120 lekë TVSH për shtetiNëse këtë produkt 500 lekë do ta merrja nga importi do të paguaja 20% në doganë që është 100 lekë dhe nëse e shes me 600 lekë do të paguaja diferencën mes 120 lekë dhe 100 lekë. Pra 100 në doganë dhe 20 në shitje, në total 120 lekë TVSH, e njëjta vlerë.

Braçe: 120-100 lekë bëjnë 20 lekë

Ministri Malaj: Jo pra jo, 100 e ka paguar në blerje dhe 20 në shitje. Në total 120 lekë apo jo?

Braçe: Në import ke 100 me 120 lekë, pra 120-100=20 lekë TVSH, ndërsa në vend 120-0=120.

Ministri Malaj: Po sa paguan në total?

Bozdo: 100 lekë më pak TVSH pra.

Ministri Malaj: Jo pra, se ka 15 vite që merrem me këtë punë