Opozita lajmëron protesta: Kundër 
 Asociacionit të komunave serbe

Opozita lajmëron protesta: Kundër <br /> Asociacionit të komunave serbe
Partitë opozitare në Kosovë do të nënshkruajnë një peticion kundër marrëveshjes së asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Nisma është ndërmarrë nga tre partitë, Vetvendosja, AAK dhe Nisma. Liderët e këtyre partive përkatëisht Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, do të firmosin së bashku dokumentin që kundërshton marrëveshjen e arritur në 25 gusht midis Serbise dhe Kosovës në Bruksel.

Përveç asociacionit në Bruksel u arritën edhe disa marrëveshje të tjera si ajo e telekomunikacionit, energjitikës dhe heqjes së barrikadave mbi lumin Ibër.

Këto vendime po kundërshtohen vazhdimisht nga partitë opozitare, të cilat kanë paralajmëruar edhe protesta.

Sipas opozitës kjo pako marrëveshjesh është në dëm të interesave të Kosovës dhe në shkelje të kushtetutës.
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Llogara, drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses: I qëllimshëm, autorët të vendosen para ligjit

Zjarri në Llogara, drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses: I qëllimshëm, autorët të vendosen para ligjit