TIRANE - Opozita braktisi mesditën e sotme seancën me ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani në Komisionin e Integrimit. Por ajo që ra në sy ishte fakti se kryetarja e komisionit, ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, qëndroi në mbledhje.
Ish-ministrja Bregu ka vlerësuar rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE, duke deklaruar se 'PD ka qenë promotore e procesit të integrimit dhe sot nuk mund të pranohet votë kundër'.

Ndërkohë gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Integrimit, ku raportoi lidhur me prioritetet e integrimit, ministri Ylli Manjani akuzoi KLD-në se po punon krejtësisht në mënyrë të hallakatur, sikur të ishte në ditët e fundit.
"Kam çuar çështje për procedim hetimor, ato pak raste kur mi kanë marrë parasysh mi kanë rrëzuar. Faji është klima korporatiste, anëtarët gjyqtarë mbrojnë njëri-tjetrin."- deklaroi Manjani.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com