Opozita ikën, Veliaj: Vijnë për lekët, PD zaptoi SHQUP-in, në zgjedhje të dalë Luli, Shkëlzeni, apo kush të dojë

TIRANE-Opozita është larguar nga mbledhja e Këshillit Bashkiak pas akuzave në drejtim të Veliajt dhe shumicës për projektin e Teatrit të ri. Në fillim të mbledhjes, kreu i grupit të këshilltarëve të PD, Kreshnik Çollaku, akuzoi socialistët se po uzurpojnë pronën.

Ai tha se do mbaheni mend si njerëzit që i shembët teatrin qytetit, ndërsa më pas u largua nga salla grupin PD-LSI, së bashku me përfaqësuesen e FRD, Mirela Bogdani, e cila iu bashkua opozitës në Këshillin bashkiak Tiranë.

Ndërkohë që Veliaj gjatë fjalës së tij u shpreh se opozita vjen në mbledhje vetëm për të marrë lekët, pagën si këshilltarë, ndërsa i sfidoi duke thënë se vitin tjetër për zgjedhjet lokale në garë për bashkinë le të dalë kush të dojë nga opozita, por nuk kanë se cfarë të thonë, pasi kur kishin drejtimin e qytetit nuk bënë asgjë.

Po hyjmë në një fazë destruktive para zgjedhjeve. Më thoni çfarë pune bëni që të bëj. Vini vetëm për të marrë lekët. S’bëni asnjë punë. Mirë mo ndiqeni të gjithë Lulin, por e dini të gjithë se ku do përfundojë kjo histori. Të vijë kush të dojë, Dashi, Jorida, Pollo, Paloka, Luli, Shkelzeni. Pyetja eshte ca do thonë mo vlla se kur e kishin 4 vjet fjetën gjumë tani do jenë superaktive, edhe ai 10 % i Tiranes do thotë shume mirë që do dilni kundër lalit, por ca keni bërë këto 4 vjet, se fjetët gjumë edhe në opozitë, ca pune doni, ca ka një pemë që ju do mbillni? Asnjë pemë s’ka mbjellë një parti në opozitë. Në këtë seancë ndihem keq për ta. Mos u habisni po të fillojnë prape cadrat, gjërat se do jemi në prag zgjedhjesh mos u habisni po të jemi në një situatë destruktive

Erion Veliaj

Përsa i përket akuzave për teatrin nga opozita, Veliaj u shpreh se kur PD kishte mundësinë që të punonte për Tiranën, zaptoi SHQUP-in me VKM. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj ka përshëndetur peticionin e artistëve.

 Jam i vendosur që të ecim përpara me Teatrin. Sapo më kanë informuar që të gjithë artistët kanë firmosur një peticion. Luli një kalama i papjekur. Arkitekti që qyteti i Neë York i ka besuar të gjithë parqet, komisariatin e Policisë të Neë Yorkut. Si mund të jetë kaq kalama kryetari i PD-së, që thotë ‘non grata’ për arkitektin e Teatrit të Ri

Erion Veliaj

Pas largimit të opozitës, mbledhja vijon, ndërsa tani tani janë miratuar disa pika nga 20 që ka rendi i ditës. Bashkia e Tiranës i ka akorduar bashkisë së Athinës 50 mijë euro ndihmë për përballimin e situatës së zjarreve. Një tjetër vendim me rëndësi ishte edhe ai për miratimin e kompensimit të energjisë elektrike për shtresat në nevojë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:38
Zjarri masiv, Tirana solidarizohet me Athinën, 50 mijë euro ndihma

Tirana solidarizohet me Athinën dhe i ofron ndihmë për përballimin e situatës që shkaktoi zjarri apokaliptik që përfshiu një lagje të kryeqytetit grek. Erion Veliaj i ka propozuar Këshillit Bashkiak që të miratojë dhënien e një ndihme financiare prej 50 mijë eurosh për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga zjarri masiv që përfshiu periferinë e Athinës.

Në fjalën e tij para Këshillit Bashkiak, Veliaj teksa bëri propozimin theksoi se kjo është një ndihmë modeste, por që tregon se Tirana i gjendet sot Athinës në krah për të përballuar këtë fatkeqësi natyrore.

“Ajo që ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Athinë na ka shokuar të gjithëve. Është një tragjedi e përmasave të tmerrshme që s’mund të lërë askënd indiferent. Kam ndjerë vërtet shumë dhimbje për të gjithë burrat, gratë dhe fëmijët që humbën jetën si pasojë e një zjarri aq të furishëm e masiv. Por jam ndjerë edhe shumë krenar për solidaritetin që kanë treguar të gjithë qytetarët shqiptarë me fqinjët tanë në këto ditë të vështira. Vetëm pak javë më parë unë pata rastin të vizitoj Bashkinë e Athinës ku patëm një takim shumë të mirë me homologun tim ku diskutuam për mënyrën sesi mund të rrisim bashkëpunimin mes dy qyteteve tona. I kam shprehur kolegut tim ngushëllimet më të ndjera në emër të gjithë qytetarëve të Tiranës, por vendosëm që pavarësisht mundësive tona modeste të ofrojmë edhe një ndihmë konkrete financiare për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e pasojave të asaj tragjedie”, tha Veliaj.

Ora 12:40
Veliaj përshëndet peticionin e 54 artistëve pro teatrit: Luli si Haxhi Qamili

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përshëndeti nismën e ndërmarrë nga artistët më të njohur të vendit të cilët përmes një peticioni drejtuar institucioneve më të rëndësishme në vend kërkojnë ndërtimin e një teatri modern.

Teksa u shpreh se Tirana nuk ka më kohë për të humbur, Veliaj shprehu vendosmërinë e institucionit që drejton për të çuar përpara projektin për t’i dhënë kryeqytetit një teatër të ri. “Jam i vendosur që të ecim përpara me teatrin. Sapo më informuan që të gjithë artistët kanë bërë një peticion, artistët  më në zë të vendit, drejtuar autoriteteve, Presidentit të Republikës, kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, kryetarit të Bashkisë, delegacionit Evropian, OSBE, me një apel shumë të thjeshtë, le të mos humbasim kohë! Sot deri dje u bënim ne apel artistëve, sot jemi bërë aq qesharakë, sa i bëjnë apel artistët politikës sonë: Mos humbisni më kohë, çfarë po na lodhni, tani që u bindëm, hajde ecim përpara se realisht nuk do na falë historia për këtë humbje spektakolare kohe”, tha ai.

Kreu i Bashkisë deklaroi se forma e zgjedhur për ndërtimin e teatrit të ri në Tiranë është aplikuar më parë me sukses edhe në qytete të tjera të Europës, të cilat kanë bashkëpunuar me privatin për të financuar ndërtimin e një vepre të re. Veliaj e cilësoi papjekuri qëndrimin e mbajtur nga kryetari i PD, Lulzim Basha që tenton të bllokojë ndërtimin e teatrit të ri, ndërsa e krahasoi atë me Haxhi Qamilin.

 “Kryetari I Bashkisë së Firences, prishi teatrin e vjetër, nga një ofertë e ngjashme nga një privat, prishi teatrin e vjetër, tek teatri I vjetër po bëhet ndërtesa e privatit, tek një vend tjetër po bëhet teatri I ri. Ne do na kishin kryqëzuar të bënim të tillë gjë. Ne themi teatër I ri 30 milionë euro pa asnjë lek nga shteti dhe nga Bashkia,  ultra modern. Del Luli që nuk nguli një gozhdë dhe tha Bjarke Ingels non grata. Si mund të jesh kaq kalama i papjekur, duhet të jesh komplet kalama. Ne themi jo, non grata se për Haxhi Qamilin ne për sa kohë që kemi të gjithë llumin me vete, çfarë na intereson ne të zhvillohet vendi, si mund të ketë një kalama drejtues opozite dhe thotë non grata arkitekti më I famshëm sot në botë”, deklaroi Veliaj.

Ora 12:37
Gara për Bashkinë/ Veliaj: Të vijë Luli, Shkëlzeni, apo kush të dojë, ç’do thonë?

Referuar emrave që po qarkullojnë në media për zgjedhjet lokale të 2019, kryetari i Bashkisë, Veliaj është shprehur se, PD-ja nuk ka asgjë për t’i prezantuar qytetarëve.  Sipas Veliajt, opozita mund të ngrejë sërish çadrat, pasi sa herë që vendi është në prag zgjedhjesh, krijohet një situatë destruktive.

“Të vijë kush të dojë, Dashi, Jorida, Pollo, Paloka, Luli, Shkelzeni. Pyetja eshte ca do thonë mo vlla se kur e kishin 4 vjet fjetën gjumë tani do jenë superaktive, edhe ai 10 % i Tiranes do thotë shume mirë që do dilni kundër lalit, por ca keni bërë këto 4 vjet, se fjetët gjumë edhe në opozitë, ca pune doni, ca ka një pemë që ju do mbillni? Asnjë pemë s’ka mbjellë një parti në opozitë. Në këtë seancë ndihem keq për ta. Mos u habisni po të fillojnë prape cadrat, gjërat se do jemi në prag zgjedhjesh mos u habisni po të jemi në një situatë destruktive”, tha Veliaj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 26/07/2018 18:11

    Iku opordhita.... Kujt po i rr*** et K***i... Tirona do ece perpoara... duan apo nuk duan shpellaret.

    Përgjigju
  • Lond: 26/07/2018 15:24

    Ti je aq I mire sa ta kan zilin. Po mos humb kohe dhe frym me nji hahdut Kriminel qe nuk I punon llogjika Vazhdo sic e ke nisur ne jemi 1 TIRONA eshte e jona

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 26/07/2018 14:14

    O ERJON VELIAJ ti je një mrekulli e lindur nga ZOTI për ti bër mir TIRANËS jo për ta shkatruar si e shkatroi kryekrimineli salhe me zarin e tij lul shal ngjitmin kriminelin hajdut. Ti vazhdo punën mor djal Zotni se Shqiptarët sjan budallenj jan pjekur mjaft . Sa të jet jeta klani kriminal meta lul shal ngjitmi buçja mona dhe plaku i pjerdhur kriminel salheu svin më kur në pushtet . RROFT SHQIPRIA posht klani kriminel .

    Përgjigju
    • Populli: 26/07/2018 16:14

      Opozita mund te ler shum per te deshiruar, por ama ti thuash ketij kellires mrekulli ky eshte kulmi, vetem debilat e duan pa mas Erionin dhe Edin

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës