TIRANE-Një grup artistësh, kryesuar nga të mëdhenjtë e skenës shqiptare, Robert Ndrenika, Luftar Paja, Alfred Trebicka, Leka Bungo, Albert Minga, Arben Derhemi, por edhe djali i të madhit Kadri Roshi, Kliti Roshi, regjisori Spiro Duni, aktorët Artan Imami, Sotiraq Bratko, Zamira Kita e shumë të tjerë, i janë drejtuar sot me një peticion Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe krerëve më të lartë të shtetit në vend, si dhe Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, ku shprehin vullnetin e tyre pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern, njofton bashkia e Tiranës.

Peticionit i janë bashkuar edhe aktorët e dashur për publikun, Gazmend Paja, Erion Isai, Gent Hazizi, Violeta Trebicka, Genti Kame, Ledio Lako, Roland Saro, Erblin Bajko, Olsi Bylyku, Irgen Çela, e shumë të tjerë, të cilët shprehen se teatri i ri modern do t’i shërbejë të gjithë komunitetit artistik teatror e publikut artdashës, si dhe kërkojnë që të mos humbet më kohë, por të nisë puna për t’i dhënë Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të së ardhmes, thotë bashkia.

“Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, dëshirojmë t'iu bëjmë me dije dhe të shprehim vullnetin tonë me anë të këtij peticioni të hapur, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern, ku t'i shërbej të gjithë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës.

Ritheksojmë, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, në truallin e tij dhe pa cenuar asnjë centimetër të kësaj prone. Le të mos humbasim me kohë, por t'i japim Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të ardhmes”, shkruhet në peticion, ku janë listuar më pas emrat dhe firmat e aktorëve, regjisorëve dhe përfaqësuesve më të njohur të artit skenik shqiptar.

Peticioni i drejtohet edhe Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Prezencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Ligji për Teatrin e ri Kombëtar është miratuar nga Kuvendi pak javë më parë, ndërsa pritet përgjigja e Presidentit nëse do e dekretojë, pasi opozita i ka bërë disa herë thirrje që ta refuzojë, pasi e cilëson si aferë korruptive.

Ligji për Teatrin ka shkuar në presidencë në 10 korrik (u miratua në Kuvend në datë 5 korrik). Afati përfundimtar për t'u shprehur është e hëna e ardhshme, 30 korrik. Brenda afatit 20 ditor pas të cilit kalon në heshtje nese Presidenti nuk shprehet.

1.            Robert Ndrenika

2.            Luftar Paja

3.            Reshat Arbana

4.            Alfred Trebicka

5.            Spiro Duni

6.            Leka Bungo

7.            Albert Minga

8.            Arben Derhemi

9.            Altin Basha

10.          Sotiraq Bratko

11.          Kliti Roshi

12.          Zamira Kita

13.          Artan Imami

14.          Leart Vasili

15.          Gëzim Kame

16.          Josif Papagjoni

17.          Genti Kame

18.          Genti Deçka

19.          Arjola Basho

20.          Gent Hazizi

21.          Gerti Ferraj

22.          Hervin Çuli

23.          Suela Konjari

24.          Laxarela Deti

25.          Mateus Frroku

26.          Paola Kodra

27.          Blerta Belliu

28.          Shkelqim Jaupi

29.          Guri Koço

30.          Klaudia Hila

31.          Nelson Mulla

32.          Erion Isai

33.          Violeta Trebicka

34.          Gazmend Paja

35.          Roland Saro

36.          Jorke Broka

37.          Erblin Bajko

38.          Olsi Bylyku

39.          Edmond Lako

40.          Ilir Muhametaj

41.          Ledio Lako

42.          Irgen Çela

43.          Klesta Shero

44.          Roerd Toçe

45.          Ami Hansellia

46.          Andon Koço

47.          Jonida Beqo

48.          Laid Ymeri

49.          Danier Shkurti

50.          Edvin Mustafa

51.          Valdano Bajrami

52.          Besart Cani

53.          Armela Demaj

54.          Engjell Hoxha

55.          Ajliçe Petrela

56.          Flaura Kureta

57.          Madi Selimi

58.          Fatjon Sulstarova

59.          Ermonela Alikaj

60.          Serkida Rrapollari

61.          Noset Shijaku

62.          Rezart Veleshnja

63.          Arqile Lipe

64.          Albana Perhati

65.          Fatmir Xhelili

66.          Sotir Stefa

67.          Hasan Bregu

68.          Klajdi Marku

69.          Gëzim Hajdini

70.          Todi Llupi

71.          Miola Sitaj

72.          Ahmet Pasha

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:34
Teatri/ Imami për Report Tv: Do monitorojmë çdo hap, s'do lejojmë përfitime

Në një prononcim për “Report Tv”, aktori Artan Imami ka folur mbi peticionin e artistëve drejtuar presidentit Meta për kalimin e ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Imami është shprehur se të gjitha plejadat e aktorëve kanë kërkuar një Teatër Kombëtar me të gjitha kushtet por vetëm ata patën rastin që të pyeten.

Sipas tij, aktorët do të monitorojnë çdo hap të procesit në mënyrë që të mos lejohen përfitime.

Të gjitha plejadat kanë qënë të interesuara për të pasur një Teatër Kombëtar që t’i përmbushte të gjitha kushtet. Ne patëm fatin që të pyetemi. Ne duam që të jemi pjesë e kësaj vendimmarrje kështu që asnjëri nuk mund të bëjë hile. Duhet të sigurohemi jo vetëm për pamjen e jashtme.

I gjithë ky debat e pati një fund të shumë të mirë dhe bëri që produkti final të jetë serioz. Ne ia arritëm me protestën tonë.

Mirë do ishte që ne ta shohim që në fillim planin e detajuar për Teatrin por e dimë që diçka e tillë në një fazë nuk është i mundur për shkak të kostove financiare. Më në fund ne do të jemi në skenë dhe ju në sallë, ta ndjejmë veten ne-artistë dhe ju-publik.

Artan Imami