TIRANE - Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, opozita ka bojkotuar punimet e komisioneve parlamentare duke lënë të vetme mazhorancën në shqyrtimin e projektligjeve me impakt për qytetarët. Ky qëndrim i ligjvënësve demokratve për mospjesmarrje vjen në shenjë proteste për shkak të vendimit të Byrose së Kuvendit ditën e enjte, që pezulloi për herë të parë ish-kryeministrin Sali Berisha me 10 ditë nga seancat plenare. Masë kjo që erdhi pas fyerjeve që ish-kryedemokrati Berisha hodhi nga foltorja e Kuvendit në drejtim të ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxës.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e quajti të papranueshëm përjashtimin e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Berisha. Sipas tij, me një akt të frmëzuar nga spekulimet dhe hakmarrja politike, PD-ja është provokuar në Parlament. Demokratët do ta mbajnë këtë qendrim për 10 ditë duke mos marrë pjesë jo vetëm në punimet e komisioneve, por edhe në seancën e ardhshme plenare, në mbështetje të ish-liderit të tyre Sali Berishës. Kjo nuk është hera e parë që opozita bojktoton kuvendin për shkak të qëndrimeve politike.
Kjo foto është sjellë nga seanca e sotme e Komisionit të Ligjeve, ku ashtu si edhe në komisionet e tjera të mbajtura sot, anëtarët e opozitës nuk ishin të pranishëm.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Berisha ofendon gruan e Veliajt Kuvendi e përjashton 10 ditë!!!