Opozita me Jahjagën: Anulim të 
marrëveshjeve, lirim të burgosurve

Opozita me Jahjagën: Anulim të <br />marrëveshjeve, lirim të burgosurve
“Të shfuqizohen marrëveshjet e nënshkruara nga qeveria e Kosovës dhe të lirohen të gjthë personat e burgosur. Vetëm kështu mund të rikthehet normaliteti në Kuvend ose vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme ”.Këto kanë qenë dy kërkesat e bëra nga partitë opozitare të Kosovës, kërkesa që i’u bënë të ditura edhe Presidentes së Ksovës, Ahtifete Jahjaga. 

Në zyrën e presidentes shkoi pas këtij takimi edhe kryeministri Mustafa.Takimi mes dy krerëve vijon sipas mediave kosovare

Takimi i presidentes me Partitë Opozitare
Partitë opozitare diskutuan me Presidenten për gati 1 orë, pas refuzimit që i bënë kërkesëssë Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa për tu ulur e për të diskutuar rreth tejkalimit të krizës me të cilën është duke u përballur Kosova.

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri deklaroi se: “Marrëveshjet për të cilat po flasim kanë të bëjnë me politikë te jashtme, kompetencë që i takon Presidentes me kushtetutë. Kësisoj presim prej saj që të ndërmarrë masa”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj tha se me anulimin e marrëveshjeve kërkohet edhe anulimi i koncesioneve në dëm të Kosovës.

“Kërkojmë anulim të marrëveshjeve, nëse jo kërkojmë referendum e nëse jo shkojmë në zgjedhje të parakohshme” ka shtuar ai.
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!