TIRANE - Opozita e majtë nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve nëse nuk ndryshon ndarja e mandateve parlamentare. Pohimi erdhi nga Skënder Gjinushi, kryetar i Partisë Socialdemokrate, që në një reagim publik në emër të koalicionit të majtë të kryesuar nga Partia Socialiste, e quajti votimin në Kuvend të mandateve të vitit 2009 një tentativë të dëshpëruar manipulimi të mazhorancës.
“Opozita nuk mund të njohë asnjë rezultat, që nuk llogaritet mbi njohjen e re të mandateve. Opozitën nuk mund ta detyrojë kurrkush që të marrë në konsideratë këtë vendim banditesk të djeshëm të Kuvendit. Eshtë njëlloj sikur kjo shumicë, ky Kuvend bastard të shpallë si rezultat zgjedhor rezultatin e 2009”,- deklaroi Gjinushi.
Gjinushi u tregua gjithashtu shumë i ashpër edhe misionin e
OSBE-së në Tiranë, të cilit i kërkoi të shprehet qartasi duke treguar rolin e tij. Loja degradon kur degradon arbitri, tha Gjinushi duke iu referuar OSBE-së.
“Ne i kërkojmë edhe publikisht misionit të OSBE në Tiranë, për të kuptuar përfundimisht kush është misioni i tyre këtu, të shprehen qartazi për këto tentativa të kësaj shumice. Arbitri ka për detyrë të zbatojë rregullat e lojës dhe loja degradon kur degradon arbitri. Këtu është misioni i OSBE, që mos të fshihet më pas gishtit po të dalë hapur do e mbroj këtë sulm banditesk ndaj mandateve siç mbrojti atë të mandateve të Tiranës apo do distancohet”,- tha Gjinushi.
Duke folur në emër të opozitës së majtë, Gjinushi i quajti absurd thirrjet për kompromis në një situatë të tillë kur nuk respektohen ligjet dhe Kushtetuta.
(i.m/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.7%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2579
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15