Opozita në Kosovë mbështetësve:
Protesta deri në largimin e qeverisë

Opozita në Kosovë mbështetësve:<br />Protesta deri në largimin e qeverisë
Opozita e bashkuar në Kosovë ka mbajtur takim mobilizues me strukturat e saj. Në këtë tubim folën të tre liderët e subjekteve opozitare: Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj si dhe Kryetari i Nismës për Kosovës, Fatmir Limaj.

Ata falendëruan aktivistët e anëtarët për punën e palodhshme në organizim të protestës së 9 janarit dhe poashtu i ftuan që t'i bëjnë protestat e ardhshme madhështore.

Nga tre liderët u tha se nuk do të ndalen deri në dorëheqjen e Qeverisë.

Limaj në fjalën e tij tha se Kosova nuk pranon të qeveriset nga ata që e shkelën Kushtetutën.

Protesta e 9 janarit e dha mesazhin me të mirë. Koha e mashtruesve ka përfunduar. Ne nuk ndjekim dhe përndjekim emra të njerëzve, ne përndjekim veprimet e tyre. Ne nuk shantazhojmë, kërcënojmë e frikësojmë njerëz ashtu siç kanë bërë deri tani”, shtoi ai më tej.

Edhe kryetari i AAK-së Haradinaj ka thënë se shkelësit e Ksuhtetutës që sot udhëheqin Qeverinë duhet të largohen menjëherë.

Tani ka ndryshuar realiteti politik në vend. Në kauzën tonë jemi bashkë. Me 9 janar ishim bashkë, por herën tjetër do të jemi shumë më shumë dhe të vendosur”, ka thënë Haradinaj.

Ymeri i ka falenderuar përzemërsisht aktivistët

Pa juve që nuk dukeni, nuk do ta kishim pamjen e masës së 9 janarit që kishte mbuluar 4 sheshe të kryeqytetit. Pa juve që punoni në heshtje nuk do t’i kemi protestat e radhës, edhe më të zëshme se ato të kaluarat, edhe më të vendosura”, tha ai.

Ymeri ka ftuar që të mbahet intensiteti i punës së aktivistëve për kërkesat Opozitës së bashkuar.

Ne duhet të vazhdojmë me të njëjtin intensitet të rezistencës e të kundërshtimit. Sepse Isa Mustafa e Hashim Thaçi po vazhdojnë me të njëjtin intenzitet të rrënimit e të falimentimit të Republikës”, ka thënë Ymeri.
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin