VLORË-Paralelisht me seancën plenare në Kuvend, opozita zhvilloi sot për disa orë mbledhjen e paralajmëruar në Vlorë. Në këtë mbledhje morën pjesë aleatët e PD-së, LSI dhe PDIU. Monika Kryemadhi, Shpëtim Idrizi, Agron Shehaj dhe të tjerë deputetë të opozitës morën pjesë në takim. Report Tv ka mësuar se në këtë mbledhje kanë munguar ish-kryeministri Sali Berisha dhe Vangjel Dule. Kryetari i PD-së, ka akuzuar kryeprokuroren Arta Marku, që sipas tij, shkoi sot në Kuvend për të legjitimuar vjedhjen që sipas Bashës po bëhet me ligjin për Teatrin Kombëtar. 

Në sallën e kuvendit një maxhorancë e inkriminuar po ndërmerr një akt të paprecedentë në historinë e Europës. Arta Marku është shërbëtore e Ramës dhe jo prokurore e republikës. Prania e kryeprokurores kukull e Ramës në kuvend është certifikata e vjedhjes, nëse do të kishte shkuar me pranga dhe tërhiqte zvarrë një duzinë hajdutësh dhe politikanësh të lidhur me krimin në atë sallë që bashkë me pjesën tjetër të rilindësve dele që po bëhen gati për aktin e vjedhjes. Edi Rama dhe hajdutët dhe kriminelët e tij në parlament bashkë me një tufë delesh u kapën flagrant në vjedhje, përmes një proceduar të përshpejtuar për grabitjen e pronës publike që të ngrinin 7 kulla me një vlerë 200 milionë euro.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Kryetari i PD-së, ka akuzuar ministrin Fatmir Xhafaj se i ka dhënë të vëllait favorizim në fushën e lojërave të fatit, në të cilën po pastrohen paratë e pista.

I pari i listës së rilindjes krimianle është vetë kryeministër dhe i ndjekur nga ministri që ka vëllanë baronë të drogës në Vlorë.

Ky bilanc kriminal është kaq i rënduar për dy arsye, Rama krye deputet i Vlorës i dorëzoi kontrollin këtij qarku Saimir Tahirit dhe pas komprometimit të tij të plotë, Fatmir Xhafës, por të gjithë e dinë nëse i pari e bënte drogën me kushërinj, i dyti e bën më vëllanë e tij, ai ka dhënë karta bilancë të bashke dënuarve të vëllait, i ka dhënë industrinë e bixhozit me të cilat pastrohen paratë e pista.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Basha ka hedhur akuza drejt mazhorancës që sipas tij ka sjellë një drejtësi dhe një shtet në kolaps.

Nga Uashingtoni në Bruksel nuk ka njeri që nuk e kupton më se Edi Rama është një hajdut me damkë. U kapën në një akt vjedhje. Nuk ka prokuror për të gjykuar banditët, kjo është vepra e Edi Ramës me reformën në drejtësi që është kthyer në instrument të politikës së lidhur me krimin. Shullazi Tahiri e Rama janë një. Drejtësia në kolaps shteti në kolaps, pa gjykatë kushtetuese pa prokuror, nuk mund të jetë zgjidhja për kuvendin. Ne ndodhemi në emergjencë kombëtare, Prokuroria ka rënë siç e demonstron rasti Shullazi. Krimi i organizuar e ka shndërruar Vlorën në një zonë lufte për kontroll mes bandave ky viktimat janë qytetarët e pafajshëm.Jemi sot këtu për të çjerrë maskën e takimeve fasadë, për të treguar të vërtetën tronditëse të një qyteti të marrë peng nga krimi. Vlora s’mund të rri peng i krimit, fatura që po paguajmë është shumë e lartë, me pasiguri e bllokim total të rrugës së integrimit

Lulzim Basha, kryetar i PD

Basha ka thënë se opozita nuk do të bëjë asnjë kompromis pa zgjidhur çështjen e largimit të politikanëve të lidhur me krimin.

Një kuvend me kriminelë nuk është vendi për të kërkuar zgjidhje por është vendi për të marrë fshesën dhe për të pastruar, nuk do të ketë më asnjë ligj, reformë, pakt, negociatë, bisedë pa zgjedhur largimin e politikanëve të lidhur me krimin. Sekuestrimin e pasurive që kanë lidhur kontrata me Ramën dhe lukuninë e tij barbare të hajdutëve. Sot do ti japim formë përfundimtare platformës sonë për ta shpëtuar drejtësinë nga kapja politike dhe për ti dhënë vendit zgjedhje të ndershme dhe të lira. Prej nesër do ti nënshtrohen konsultimit direkt me ju të dashur qytetarë dhe me ju do të marrim vendimin final për t’i dhënë përgjigje e merituar shtetit të kapur nga krimi, duke filluar më çlirimin e kuvendit Naivëve dhe kaçurreleve të Ramës që pyesin pse PD dhe opozita nuk është në Kuvend u themi, teatri nuk është shkaku por pasoja e emergjencës kombëtare.

Lulzim Basha, kryetar i PD