Opozita paradite kaos, pasdite jep votë pro ligjeve në Kuvend! 91 vota për ‘Poliçanin’! Votë pro edhe për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit

Me 73 vota pro, 7 kundër dhe një abstenim, kuvendi miratoi përbërjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar Antikorrupsion që do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj. Me po aq vota, u miratua edhe komisioni i posaçëm parlamentar të Dezinformimit që do të drejtohet nga Erion Braçe. 

Në momentin që kryeparlamentarja Lindita Nikolla bëri thirrje për votimin, deputetët e Rithemelimit zgjodhën të bojkotojë sallën.

“Urime komisioni Xhafaj-Koti, nuk keni transparencë fare. Kemi tetë komisione të përhershme, duhet të keni patur parasysh që duhet të kishit përfshirë kryetarë dhe nënkryetarë të përhershëm, por kemi përfshirë vetëm pesë. Tre të tjera ju duken të papërshtatshëm, pse i keni përjashtuar tre komisionet të tjra që mos jenë në Komisionin Antikorrupsion. Shumë faleminderit dhe nuk e teproj kur them që është Komisioni Xhafaj-Koti”, tha Sulaj.

Ndonëse pjesa më e madhe e tyre bojkotuan, votën kundër për “anti-korrupsionin e dhanë Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Dashamir Shehi dhe Kasem Mahmutaj.

Ndërsa kartonin e kuq për “Dezinformimin” e ngritën Lindita Metaliaj, Kasem Mahmutaj, Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Edmond Spaho, Isuf Çelaj dhe Tritan Shehu.

Por bojkoti i rithemelimit erdhi vetëm për këto dy komisione të socialistëve, pasi më herët, pavarësisht kaosit të paradites deputetët e Rithemelimit dhanë votën pro për disa projektligje që mund të kaloheshin lehtësisht edhe vetëm me votat e mazhorancës.

Projektligji që i hap rrugë pagesave të prapambetura të punonjësve dhe ish- punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan u votua me 91 vota pro, ndërsa mazhoranca rrëzoi amendamentin e propozuar nga Ferdinand Xhaferraj që përveç pagave të prapambetura, ish-punonjësve të Poliçanit t’u paguheshin edhe interesat vjetore.
Një tjetër projektligj që mori edhe disa vota të opozitës ishte edhe ai “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe BERZH-it për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit”, që u miratua me 86 vota.

91 vota mori edhe traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ndërsa 88 kartona jeshilë mori ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe asaj të Turqisë për bashkëpunimin për zhvillim dhe statusin e zyrës së Koordinimit të programeve TIKA në Shqipëri.

Deputetët që votuan kundër komisionit të posaçëm parlamentar antikorrupsion:

Lindita Metaliaj

Dashnor Sula

Agron Shehaj

Oerd Bylykbashi,

Tritan Shehu

Dashamir Shehi

Kasem Mahmutaj

Abstenim- Bujar Leskaj

Deputetët që votuan kundër komisionit të Dezinformimit:

Lindita Metaliaj

Kasem Mahmutaj

Oerd Bylykbashi

Agron Shehaj

Edmond Spaho

Isuf Çelaj

Tritan Shehu

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja