Një ditë pasi opozita i dërgoi një letër kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ky i fundit i ka thirrur në një takim nesër në orën 9:00.

Ne letrën e dërguar dje, opozita parlamentare i kërkoi shumicës socialiste që të ulen në një tryezë dhe të diskutojnë për reformën zgjedhore dhe dy kushtet e tyre, depolitizimin e administratës zgjedhore dhe listat e hapura, në të kundërt nuk do ta votojnë në Kuvend, madje as nuk do të futen në seancë ditën që do të votohet për të shmangur kështu rrjedhjet e mundshme.

Në letrën, drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministrit Edi Rama, tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku kërkojnë që tryeza të zhvillohet brenda 48 orëve.