TIRANE-Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit janë mbledhur online dhe po diskutojnë nen për nen ndryshimet në Kushtetutë që kërkuan një grup deputetësh të opozitës parlamentare për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve. Mbledhja sotme nisi me një prapaktheu të grupit demokrat.
Deputeti Korab Lita, kërkoi uljen e pragut nga 5% që e kërkuan në fillim në 2%, pra duke e ulur me 1% krahasuar me atë që është aktualisht 3%, duke favorizuar akoma më shumë futjen e partive të vogla në Kuvend. "Propozoj që në pikën 2 të nenit të parë, të bëhet jo më pak se 5% të votave të vlefshme por 2% të votave të vlefshme. Pragu 5% dhe ndalimi i koalicioneve ngushtojnë hendekun. Pragu 2% e plotëson më së miri nevojën e shfaqur" tha ai.
Kërkesa e Litës është mbështetur edhe nga kryetari i grupit demokrat Murrizi. "E mbështes propozimin e relatorit në emër të opozitës që të ndryshojë pragu. Të merret parasysh që të ndryshohet nga 5% në 2%. Pragu 2% nuk është shumë i ulët, nuk sjell 100 parti në Kuvend". Edhe Rudina Hajdari ishte pro. "Propozimi i pragut zgjedhor 5% nuk ka ardhur nga grupi demokrat, ka ardhur nga deputetë të tjerë. Ulja e pragut do ishte më e drejtë dhe do të krijonte konkurrueshmëri" tha ajo.
Kryetari i grupit të Pavarur, Edmond Stojku theksoi se "Pragu 2% nuk do të ishte keq por duhet të shohim kushtet". Për këtë kërkesë për të ndryshuar pragun, deputetja socialiste Klotilda Ferhati theksoi se 2% është i ulët. “Pragu 2% duket i ulët, por kjo duhet diskutuar. Të ulemi të gjithë bashkë si relatorë dhe ekspertë t’i diskutojmë". Kjo bëri që mbledhja të shtyhet për nesër në 10:00 kur do të pritet propozimi me shkrim i argumentuar i relatorëve për ndryshimin e pragut të hyrjes në Kuvend.
Hapja e listave dhe rrjedhimisht ndalim i koalicioneve ka rindezur luftën politike mes shumicës dhe opozitës parlamentare nga njëra anë dhe opozitës jashtë parlamentit, që e kundërshton. Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur pak ditë më parë për hapjen e listave, por Lulzim Basha akuzoi se këtë lëvizje kreu i shumicës po e bën për të ndaluar koalicionet nga frika e asaj që e pret vitin tjetër në zgjedhjet parlamentare.
Keni me pa Kryeminister del Nard Noka Parti e tij del forca e pare
PërgjigjuEshte e turpshme te behet 2% pragu elektoral. O burra hajdeni futuni te gjithe ne parlament te mire e te ligj. Ku vemi keshtu apo u ka hyre frika atyre te listave te hapura. Minimalisht 4% edhe 5 do ishte mjaftueshem. Turp me 2 % mos pranoni trgohuni dinjitoze. 2% jane votat e lagjes e familjes.
PërgjigjuTi do jesh nga ata qe lepin ndonje kock qe ta hedhin keta qe jane parlament tani prandaj nuk deshiron qe te kene mundesine te futen dhe te tjeraty.