'Opozita pikë e vrer', vjen reagimi i parë nga PD për Ramën, Paloka: Klloun, po thellon skandalin

'Opozita pikë e vrer', vjen reagimi i parë nga PD për Ramën, Paloka: Klloun, po thellon skandalin

Edi Paloka dhe Edi Rama

Menjëherë pas postimit të kryeministrit Edi Rama që iu përgjigjej akuzave të opozitës për largimin e Saimir Tahirit, ka ardhur reagimi i parë nga PD. Deputeti Edi Paloka e cilëson kryeministrin një kloun, që kërkon të duket i lumtur edhe në kulmin e dëshpërimit.

Në një status në ‘Facebook’, Paloka shkruan se opozita dhe shumica e shqiptarëve po presin që Prokuroria dhe drejtësia të bëjnë gjënë e duhur dhe të dërgojnë Tahirin pas hekurave.

Kllouni qenka shfaqur prape me surratin lyer me bojra qe e bejne , si cdo klloun, te duket i lumtur dhe kur eshte ne kulmin e deshperimit. Sipas tij opozita qenka merzitur qe ST ka dorzuar mandatin...

Ne fakt opozita dhe shumica e shqiptareve po presin qe prokuroria dhe drejtesia te bejne gjene e duhur dhe te dergojne Tahirin pas hekurave. Kane kaluar disa ore qe kur pupili i Rames ka dorzuar mandatin por ende nuk i jane vene hekurat.

Cfare ka ndryshuar qe nga momenti kur Prokuroria e krimeve te renda kerkoi arrestimin e Tahirit dhe Rama nuk e lejoi ? Ka gjetur Tahiri ndonje alibi qe e ka nxjerre te pafajshem ?

Ne fakt nga ai moment vetem nje ngjarje me shume ka patur lidhur me ceshtjen; kapja e Orest Sotes me gati 900 mije euro kesh dhe patentat e skafeve te Tahirit ne makinen e tij.

Kujtojme qe ndermjet akuzave te tjera , fillimisht Zagani e me pas opozita, kishin akuzuar Tahirin se zotronte nje skaf qe gjithashtu perdorej nga Habilajt per trafik droge. Tahiri , si ne shume raste te tjera, kishte mohuar duke dale shpejt bllof. U perpoq te mohonte dhe lidhjet me Soten, po doli edhe me keq.

Qe pas kapjes se Sotes, Tahiri mbylli gojen, sigurisht i keshilluar. Ky fakt i ri, e rendoi apo e lehtesoi poziten e Tahirit ...? Atehere pse prokuroria qe gjashte muaj me pare kerkoi arrestimin me faktet qe zotronte, sot kur fakte te tjera kompromentuese jane shtuar, nuk vepron?

E thjeshte; se nga ajo kohe kane ndryshuar dhe disa gjera te tjera te rendesishme, Rama eshte kthyer ne kryeprokuror dhe kryegjykates dhe qellimi kryesor pse e beri kete duke shkelur ligj dhe Kushtetute, ishte pikerisht Tahiri.

Kllouni shfaqet me gojen vesh me vesh , mbase i bindur qe tani ja hodhi shqiptareve dhe te huajve me gjoja doreheqjen e Tahirit, por harron se nuk do bej gje tjeter vecse do thelloj skandalin dhe do nxije me shume veten. Ne se deri dje justifikohej duke thene qe drejtesia eshte e pavarur dhe ai nuk e urdheronte dot, tani do ju tregoj dhe nderkombetareve se opozita ka te drejte edhe per akuzen tjeter, qe Rama kapi prokurorine dhe gjykatat per te shpetuar Tahirin dhe veten. Ndryshe Tahiri duhet te shkoj pas hekurave...

Kllouni tha se opozita qenka merzitur dhe per kapjen e pronarit te bananeve ... Ne fakt ne presim te kapet pronari i vertete i 600 kileve kokaine. E me qe ra fjala; ku jane 600 kilet e kokaines qe duhet te ruhen si prove...? Mos mendo se do zhduken pa u marre vesh...

E ne fund , ata qe kapen ST, qe kapen dhe Cekajn , e kane lakun gati . Megjithese po e sheh me se miri se si po ja mbledhin lakun pak nga pak deri sa mos kete me nga te luaj , kllounit nuk i mbetet gje tjeter vecse te ngerdheshet nga sikleti. Ne , po presim... tundi kembet , se vetem sa e shtrengon lakun me shume.

Edi Paloka, nënkryetar i PD


(Postimi i Edi Palokës)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 05/05/2018 14:05

    TE GJITH SHQIPTARET JANE TSSHME TE BINDUR SE KSSTA E VJETER DHE SJO GJOJA E PERTRIR KA NE OBJEKTIVIN E SAJ VJEFHJEN DHE MONOPLIZIMIN E DRGES SIÇ BERI 8 VJETE NE PUSHTET .Vitet e ardhjes ne pushtet te PS i shktruan trgun dhe bashkçunimin me bashkpuntoret e krimit.Orjentimi i tyre eshte drejtuar tek kokani ka dal ne plan te pare siç duket po investojn ne kte drejtim,por nuk njihen rehat pasi bashkpunimi i polcis me nderkombtoret(strukturat policore) po i ndjekun kemba kemes dhe per kt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?