Deputeti i Rithemelimit sulmon Macron e Melonin: Po mbyllin sytë për Shqipërinë

Deputeti i Rithemelimit Edmond Spaho në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv ka hedhur akuza ndaj liderëve ndërkombëtarë se se po mbyllin sytë për Shqipërinë. Spaho sulmoi Giorgia Melonin për të cilën tha se është përfshirë në korrupsion dhe shtoi më tej se presidenti i Francës Emmanuel Macron erdhi në Shqipëri për interesa elektorale.

‘Gazetarët e Rai3 u morën me Ramën as me flamurin dhe as me shqiptarët. Emisioni i vuri emrin që meriton kësaj qeverisje narko-qeverisje. Ky regjim mbahet nga të huajt. Drejtues të rëndësishëm në BE për çfarë po ndodh në Shqipëri. Presidenti francez erdhi në Shqipëri dhe firmosi një marrëveshje që më shumë ishte lidhur për interesa elektorale. Kryeministrja italiane është e përfshirë në korrupsion politik për interesat e saj për të krijuar një situatë që të devijojë një pjesë më të mirë të votave. Është gati të sakrifikojë interesat dhe demokracinë për Shqipëri. Massimo D’Alema ka një kompani lobimi dhe zhvillon aktivitet në Shqipëri për kriptomonedhat. Nuk do të habitesha nëse ka lobuar Massimo D’Alema. Lobon për kompanitë e kriptomonedhat.’- tha Spaho.

I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj në lidhje me komisionin e Posaçëm anti-korrupsion, Spaho tha se disa deputetë të opozitës janë pro përfshirjes, por se ai vetë personalisht është kundër. Megjithatë Spaho tha se nëse mazhoranca do ta luftojë korrupsionin të fillojë nga korrupsioni zgjedhor dhe të krijohet një qeveri teknike.

‘Sot kemi një mori çështjes skandaloze të cilat përbejnë afera korruptive ku është përfshirë vet Rama. Fakti që në qeverisjen tënde kapen ministra në korrupsion do të thotë se ti mban përgjegjësi. Kudo që të shikosh, 10 muaj para zgjedhjeve, opozita dhe mazhoranca të hyjnë në një pakt për të reformuar shtetin. Në këtë kuptim mendoj se është e gabuar nëse ne do të bashkoheshim me Edi Ramën. Personalisht jam kundër pjesëmarrjes, ka një numër deputetësh në grupin tonë parlamentar që mendon eksperienca e së shkuarës bojkoti i zgjedhjeve vendore, kanë prodhuar shumë elementë negativë për PD. Sa kohë që korrupsioni zgjedhor është më i madhi duhet të kushtëzohet me qeveri teknike. Nëse mazhoranca do të luftojë korrupsionit le të fillojë nga elementi kryesor. Padiskutim që bëjmë debate të tille. Për ne zgjedhjet janë themelorja. Edi Rama i ka kapur të gjitha llojet e pushteteve. Synimi i radhës që është që ta përdorë këtë për zgjedhjet e ardhshme. Në SPAK pavarësisht se është i kapur politik, nuk them se s’ka prokurorë të ndershëm.’- tha Spaho.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 05/06/2024 08:09

    Drejtesia shqiptare qe u ben sehir ketyre horrove bashkautioreve te klanit Berisha ti degjoj mire se cfare idjotizmash nxjerrin nga goja duke akuzuar nderkombetaret dhe te marri masa urgent ndaj kesaj bande terrorise nderkombetare qe kane zene rrenje ne gjithe boten!Marrin rrogen e deputetetit keta terrorist keta kriminel te pa fytyre!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë