Forca të shumta policia janë në terren, jo vetëm para kryeministrisë, por edhe para Kuvendit të Shqipërisë. Tubimi i opozitës jo kuvendore këtë 11 maj do të mbahet në dy kampe, tek kryeministria, dhe tek parlamenti, nën udhëheqjen e ish-deputetëve të opozitës.
Në rreshtin e parë të kryeministrisë janë vendosur forca të policisë meshkuj, dhe bie në një sy një numër fare i vogël i vajzave. Forca të policisë ka edhe në tarracën e kryeministrisë dhe institucioneve. Ndërkohë në terren ka edhe autobotë me ujë nëse do të jetë e nevojshme të përdoren për shpërndarjen e turmës.
Lajmi kryesor:
7 orë bomba molotov ndaj institucioneve, Basha: Në mëngjes kërkojmë lirimin e Dollapit! Të hënën sërish protestë (VIDEO)
Ora 18:25
Opozita protestë tek Kuvendi dhe tek Kryeministria, policia rrethon dy institucionet (FOTO)