Opozita: Qytetarët në protestë
dëshmi e anulimit të marrëveshjeve

Opozita: Qytetarët në protestë<br />dëshmi e anulimit të marrëveshjeve
Liderët e tri partive opozitare në Kosovë, Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, pas një takimi kokë më kokë, kanë komentuar në një dalje për mediat, ngarjet e së shtunës në Prishtinë. Sipas tyre, prezenca e qytetarëve në manifestimin paqësor ishte dëshmi se marrëveshjet me Serbinë e Malin e Zi janë anulluar.
 
“Është vlerësim i yni i përbashkët që marrëveshjet tashmë janë anuluar. Janë anuluar nga qytetarët dhe populli i Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Kosovës e ka të pamundur edhe me përdorimin e tërë arsenalit të vet policorë që t’i ngjallë këto marrëveshje. Marrëveshjet nuk do të zbatohen në Kosovë sepse qytetarët e saj qoftë përmes referendumit, qoftë përmes manifestimit tashmë i kanë shpallur të anuluara dhe të pazbatueshme dhe si të tilla duhet të jenë një fitore e madhe për Republikën e Kosovës”, deklaroi Visar Ymeri, kreu i Vetëvendosjes.
 
Ndërsa sipas kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinajt, "Dje në Prishtinë ka ndodhur një ngjarje jo e mirë dhe jo e drejtë, ku janë sulmuar zyrat e punës, gjë e cila është e paparë ndonjëherë”.
 
“Është diçka që kushdo që pajtohet e ka gabim sepse po pranon që në Kosovë të kthehet një shtet policor ku demokracia më s’ka kuptim dhe ku mendimet ndryshe shtypen me polici. Para kësaj ngjarje ka ndodhur një ngjarje shumë e mirë, besoj diçka e paparë ndonjëherë, ku në Prishtinë kanë ardhur qytetarë nga të gjitha trevat e Kosovës, përkundër pengesave që janë bërë, përkundër rrethanave në të cilat është mbajtur tubimi, ka pasur dhjetëra mijëra qytetarë nga Kosova, nga gjitha trevat shqiptare me një porosi se marrëveshjet s’kalojnë. Opozita është e bashkuar, është e fortë dhe këto veprime të djeshme, sidomos ngjarja e dytë vetëm sa na bindin se marrëveshjet janë të vdekura, pra ajo e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe demarkacioni ka vdekur”, tha Haradinaj.
 
Sipas liderit të Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, shteti duke parë pjesënarrjen masive në kundërshtim të marrëveshjeve, nga nervoza shfrenoi veten duke dhunuar zyra, duke shtypur opozitarë dhe duke arrestuar deputetë.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve