TIRANE- Opozita ka refuzuar publikisht kërkesën e kryeministrit Rama për të qenë në Parlament. Edhe pse ishte menduar që diskutimet për procesin e integrimit do të sillnin një frymë të re të marrëdhënieve mes mazhorancës dhe opozitës, bojkoti parlamentar do të vijojë. Qëndrime të këtij bojkoti u përcollën edhe nga kryetarja e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu dje gjatë një konference që kishte në fokus procesin e integrimit. Sipas deputetes demokrate, në Shqipëri nuk mund të diskutohet për një konsensus pasi vendi gjendet përballë një situate aspak normale të një krize politike. “Shqipëria nuk është në një situatë normale politike, por në një situatë krize politike.