Opozita: S'do lejojmë zgjedhjet në 
Kavajë. S'pranojmë tryeza fasadë

Opozita: S'do lejojmë zgjedhjet në <br />Kavajë. S'pranojmë tryeza fasadë
Koalicioni Opozitar ka vendosur sot përshkallëzimin e aksionit politik të opozitës.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, opozita thekson se gjatë mbledhjes së zhvilluar në selinë e PD, "u konfirmua vendosmëria për të mos lejuar votim fasadë të diktuar nga krimi dhe droga, duke nisur nga Kavaja".
 
Gjithashtu, Opozita e cilëson tryezën e Metës si fasadë me qëllim manipulimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor. 

"Në funksion të këtij vendimi, të gjitha partitë politike anëtare të Koalicionit Opozitar, rikonfirmuan angazhimin masiv politik dhe popullor për mosbindje civile.
 
Në kuadër të organizimit të mosbindjes civile dhe moslejimit të një procesi fasade elektoral, u miratua ngritja e shtabit koordinues të opozitës së bashkuar për bashkërendimin e aksionit popullor.
 
Po ashtu, Koalicioni i bashkuar Opozitar, dënoi dhe hodhi poshtë përpjekjet për tryeza fasadë me qëllim manipulimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor dhe klonimin e koalicioneve dhe opozitave fasadë në shërbim të narkoqeverisjes.
 
E vetmja zgjidhje për krizën politike në vend është krijimi pa vonesë i qeverisë teknike dhe dhënia e mandatit për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.
 
Koalicioni opozitar shpreh mirënjohjen për qëndresën e qindra-mijë qytetarëve në mbrojtje të lirisë dhe të drejtës themelore të votës së lirë dhe u bën thirrje qytetarëve shqiptarë për bashkimin më të madh popullor kundër krimit dhe drogës në pushtet. Fitorja i takon popullit të bashkuar për një Republikë të Re të Demokracisë, Lirisë dhe Drejtësisë së vërtetë"
, thuhet në deklaratën e koalicionit opozitar.​

Basha refuzon tryezën e Metës
Opozita refuzoi ftesën e Ilir Metës, për mbledhjen në një tryezë të partive parlamentare, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
 
Takimi i Lulzim Bashës me aleatët e djathtë nisi rreth orës 18:20, 40 minuta përpara takimit të njoftuar nga Meta në Kryesinë e Kuvendit.

Një prej aleatëve të Bashës, Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste, doli nga mbledhja vetëm pak minuta pas fillimit të saj dhe menjëherë iu drejtua ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, për t'iu bashkuar tryezës së thirrur nga Ilir Meta.  

Por ai doli nga mbledhja, ndërsa u shpreh për mediat se vendimi i opozitës ishte për të mos marrë pjesë në këtë takim. 

"Unë ika pa filluar ende tryeza. Mora pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar dhe pasi partitë e tjetra vendosën të mos marrin pjesë, edhe unë vendosa të mos marrë pjesë. Nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi", u shpreh Duka.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët