Protesta nesër, burime nga policia e Tiranës: Opozita mori leje për 4 orë. PD e mohon

Protesta nesër, burime nga policia e Tiranës: Opozita mori leje për 4 orë. PD e mohon

Foto ilustruese

TIRANE-Protesta nesër para Kryeministrisë do të nisë në orën 11:00 dhe pritet që të përfundojë në orën 15:00. Në kërkesën e parë për leje nuk saktësohej orari sa do të zgjaste tubimi, ndërsa në ditën e sotme sipas burimve për Report Tv nga Policia e Tiranës, opozita e ka ridërguar duke saktësuar se do të zgjasë katër orë. Por nga PD e mohojnë një gjë të tillë. 

Ditët e fundit në media është folur për disa skenarë, përfshirë edhe atë të çadrës, sikur ndodhi një vit më parë, por Arben Ristani dje në emisionin ’45 Minuta’ e mohoi kategorikisht një gjë të tillë. Opozita kërkon largimin e ministrit të Brendshëm Xhafaj dhe të Ramës, pasi e akuzojnë si të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Kauza e opozitës është ngritur mbi një përgjim misterioz të publikuar nga PD ku pretendohet se Albert Veliu, një eksponent i njohur i botës së krimit në Vlorë, bisedon me Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për sigurimin e një sasie kanabisi për trafikim drejt Italisë. Materiali është dërguar për ekspertizë në Itali, ndërsa Xhafaj sfidoi Bashën sot duke deklaruar se nëse rezulton i vërtetë përgjimi do të japë dorëheqjen nga posti, në të kundërt duhet të ikë Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 26/05/2018 08:10

    Po' c'è vritni mendjen aty te plaken ne shesh hajvanat per pasurit e monikes e te lulushes.

    Përgjigju
  • Cubi: 26/05/2018 08:10

    Po' c'è vritni mendjen aty te plaken ne shesh hajvanat per pasurit e monikes e te lulushes.

    Përgjigju
  • Ela: 26/05/2018 04:50

    Te iki plehra , te bej vettingun njehere edhe vete se ben si shume i ndershem

    Përgjigju
    • ela: 26/05/2018 08:16

      e beni si dhelpra pas kokrave te dashit dhe ju te pd.shkoni mblidhuni,se do merni . .

    • Eri: 26/05/2018 07:42

      Po s'iken plehrat qe organizojne kete proteste, nuk ka ardhmeri ky vend. Ti dil ne proteste sharrabajge.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë