Partia Demokratike ka dorëzuar kërkesën në Policinë e Tiranës për protestën e 26-majit. Burime të Report Tv nga Policia e kryeqytetit thanë se në kërkesën e Partisë Demokratike theksohet se protesta fillon ditën e shtunë në orën 11:00, në Bulevardin "Dëshmorët e kombit".
Por PD nuk ka përcaktuar kohën se kur do të mbyllet kjo protestë dhe në kërkesë është shënuar vetëm orari I fillimit të saj. Duket se opozita planifikon që protesta të zgjasë disa ditë. Një skenar që përflitet prej disa ditësh, por zyrtarisht PD e ka mbajtur të fshehtë planin e protestës.
Në njoftimin që i është bërë Policisë thuhet vetëm orari I fillimit të protestës dhe vendi ku do zhvillohet. Në këtë mënyrë Partia Demokratike tregon se ka në plan të zhvillojë një protestë pa limit kohor.
Ndërkohë prej disa ditësh policia e Tiranës ka filluar marrjen e masave për protestën e së shtunës. Burime nga radhët e uniformave Blu thanë se pritet të angazhohen forcat e rendit, Forcat Shqiponja dhe Renea për këtë protestë, por numri i efektivëve që do angazhohen do përcaktohet ditën e premte.
Mbrëmjen e së premtes Policia e Tiranës do të kalojë në gatishmëri për protestën e Partisë Demokratike. Protestuesit pritet të vijnë nga Sheshi Shqiponja dhe Rruga e Elbasanit, prandaj ditën e shtunë do të bllokohet qarkullimi në një sërë aksesh rrugore, përveç Bulevardit "Dëshmorët e Kombit".
Komente











Ne balle te protestes do te jete edhe Karpushini.
PërgjigjuNuk meret PUSHTETI me 2.000 BANDITË dhe KRIMINELË O LUL DROGA! I bëj thirrje Fatmir Xhafës që të ruajë 'BABALEN' , sepse PD KRIMI ka Përgatitur "Skenar OgurZI" për të EKZEKUTUAR 'BABALEN' dhe pastaj tja 'NGECIN' Edi RAMËS ! PLANI i ZI i PD KOKAINËS është që të EKZEKUTOJNË me BOMBË ose TRITOL 'BABALEN' dhe atë DEPUTETEN e LSIsë KËRPAÇIN dhe pastaj tja ' FATUROJNË ' EDI RAMËS !!! KUJDES KUJDES dhe HAPNI SYTË ZOTI MINISTËR XHAFAJ !! Ka dhe LAJME të tjera, që PD po e bën PROTESTËN në 26 MAJ , për të VËNË në GJUMË POLICINË e SHTETIT , sepse EKSPONENTË të LARTË në PD , presin një KONTENIER me mbi 2 TON KOKAINË , këto ditë në PORTET Shqiptare , nga AMERIKA e JUGUT !!! POLICIA në VIGJILENCË MAKSIMALE.
PërgjigjuMe Babolet e me Paloqet nuk vini kurre ne pushtet.
PërgjigjuZ.Rama liro pak rubinetin per popullin kete bej por skenari i protestes dihet ,eshte i paster ishalla vijne popull se dhe ate se kane te sigurte pastaj tu pa e tu be. Kjo eshte si puna e priftit qe si ra kembanave sepse kishte 100 arsye dhe arsyeja e pare ishte NUK KISHTE KEMBANE arsyet e tjera ju interesojne apo ta lej me kaq ?
PërgjigjuBig like ''UUUUUUU'',je perfekt me kaq,,,,, lere pjesen tjeter (arsyet e tjera) per te shtunen e babaleve..
Z.Kryeminister,mos i jepni kesaj bande kriminale as leje e as mos i toleroni,jane thjeshte kriminele ne grahmat e fundit.
PërgjigjuDo zgjasi aq sa njësoj sikur mos të ketë filluar fare.Njësoj si video-përgjimi, vetëm se mitingu do marri emrin babalja 2.
PërgjigjuMos ja miratoni lejen,shteti prandaj eshte qe te ruaje qetsine publike,e jo te plotesoje tekat e sharlataneve e te pacipece te PD-LSI.
PërgjigjuNane kutiken
Përgjigju