Opozita serbe: Vuçiç të hënën pranon marrëveshjen dhe heq dorë nga Kosova vetëm për të qëndruar në pushtet

Opozita serbe: Vuçiç të hënën pranon marrëveshjen dhe heq dorë nga Kosova vetëm për të qëndruar në pushtet

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

Deputeti dhe zëdhënësi i Partisë Popullore, Stefan Jovanoviç  ka folur rreth takimit të së hënës mes presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Albin Kurti në Bruksel. Sipas tij, në takimin e së hënës nuk do të nënshkruajnë asnjë marrëveshje por thjesht do të bisedojnë verbalisht.

“Në kuptimin juridik, mbetet vetëm të nënshkruhet dhe informacionet thonë se kjo duhet të ndodhë deri në prill”, tha Jovanoviç për televizionin Nova S.

Sipas tij, qeveria serbe do përpiqet ta paraqesë Vucicin sikur ka bërë arritje në takimin në Bruksel për të sjellë sa më shumë përfitime për Beogradin.

“Suksesi i vetëm do të ishte marrja e pëlqimit të Perëndimit që Vuçiç të mbetet në pushtet. Me këtë marrëveshje Serbia e humb Kosovën dhe de facto heq dorë nga ajo, dhe Vuçiç në këmbim qëndron në pushtet”, tha Jovanoviç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit