Opozita shkakton tensione në Këshillin Bashkiak Tiranë, hapet gara për stadiumin e ri ‘Selman Stërmasi’, Veliaj: Do e bëjmë si Arena Kombëtare

Opozita shkakton tensione në Këshillin Bashkiak Tiranë, hapet gara për stadiumin e ri ‘Selman Stërmasi’, Veliaj: Do e bëjmë si Arena Kombëtare

Kryebashkiaku Erion Veliaj

TIRANË- Këshilltarët e opozitës nuk lejuan zhvillimin normal të mbledhjes së këshillit ashkiak Tiranë. Socialistët morën të vetëm disa vendime, përfshirë ndërtim shkollash të reja, shërbim ushqimi në shkolla, kredi të buta për çiftet e reja dhe hapjen e garës për ndërtimin e stadiumit të ri tek Selman Stërmasi

Në pamundësi për t’i lexuar në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak, Erion Veliaj njoftoi nga zyra e tij vendimet e parlamentit lokal për qytetin. I pari shkonte për studentët që vijnë nga rrethet e që të hënën nisën vitin universitar.

"Ne si çdo vit tjetër 50% të pagesës për konviktet e mbulon bashkia e Tiranës, sepse ne duam që t’u japim qytetarëve të rinj apo qytetarëve të ardhshëm që në filim një dorë për të ecur para në qytetin tonë. Ndaj më vjen mirë që gjithashtu edhe me kartën e studentit ata marrin automatikisht abonenë falas dhe marrin 2600 shërbime me çmime më të ulura, tha Veliaj.

Bashkia do të vijojë të japë kredi të buta për çiftet e reja, mosha për të cilët u rrit në 40 vjeç dhe financimi do të jetë më i lartë se ai që jepej deri tani.

“Kemi dakordësuar për 1200 familje, pra do të hapim shumë shpejt aplikimet për 1200 familje. Për të gjithë ata që thonë se vlera e pronës në Tiranë është rritur, kjo është gjë e mirë për ata që kanë pronë. Për ata që nuk kanë pronë ne kemi sot këtë paketë”, shtoi Veliaj.

Po ashtu Veliaj nënvizoi se vitin tjetër për fëmijët në shkollat e Tiranës do të ofrohet edhe vakti ushqimor.

“Në shtatorin e vitit tjetër për fëmijët në shkollat e Tiranës do të ofrohet edhe vakti dhe do të kenë mundësi të bëjnë edhe detyrat edhe t’u japim të gjithë fëmijëve një start të barabartë. Ndoshta fnishin secili e ka sipas talentit, takatit dhe energjisë dhe kohës që i dedikon, por startin që të kenë të njëjtat kalori, të njëjtat vitamina, të jenë të gjithë të ushqyer njësoj, pavarësisht nga çfarë familje vijnë, duhet të jenë të gjithë të barabartë”, u shpreh Veliaj.

Paralelisht do të punohet edhe për ndërtim apo rindërtim të 4 shkollave të reja.

“Dy shkolla do të jenë në lagjen Rilindja, zona e Unazës së madhe, një tjetër do të jetë në liqenin e Thatë. Pjesë e këtyre investimeve në xhep është edhe shkolla Edith Durham, ish shkolla 11 Janari si një mënyrë për të bërë të mundur, që ajo shkollë e amortizuar e Bllokut, e ndërtuar që në vitet pas luftës e njëjta gjë edhe me shkollën Petro Nini, në rastin e 11 Janarit kemi projektin dhe jemi gati të bëjmë ndërtimin e shkollës. Kështu për të gjithë ata që janë tek Edith Durham, shkolla më e afërt aty 50 m larg është Emin Duraku, shkollë e standardeve europiane. Spostimi do të bëhet gati një vit” , theksoi Veliaj.

Zhvillime do të ketë edhe në fushën e sportit, ku do të hapet gara për të rilindur atë që njihet si stadiumi “Dinamo”.

Klubi sportiv Tirana do të ndryshojë bazën juridike për të fituar më shumë fonde.

“Selman Stërmasi edhe pse është rregulluar, parkimi i bashkisë funksionon, është pastër prapë të kujton ish Qemal Stafën e vjetër . Sado që ne u munduam ta animonim këtë verë me koncerte, me aktivitete, cirk prapë është një ndërtesë nuk i rri Tiranës së kësaj kohe dhe e ka aktivitetin ose të limituar ose të sforcuar. Dhe ka ardhur koha që të ketë fatin e Arenës Kombëtare i cili është mbushur me jetë.

Ashtu siç bëmë me Arenën Kombëtare që bulon nga jeta dhe është bërë një super pol ekonomik në njësinë 2 ashtu do të bëjmë edhe me Selman Stërmasi në njësinë 5 për ti dhënë edhe atij poli një realitet të ri me agjencinë shqiptare të investimeve. Kështu që me këtë dakordësi të sotme i hapim rrugë që të fillojë një konkurs për dizajnin edhe termat financiar të një hapësire që i ka të gjitha mundësitë për tu bërë si arena ndërkombëtare mos më mirë se kemi mësuar nga çdo projekt, për ti bërë gjërat më mirë”, u shpreh ai.

Në fund Veliaj u bëri thirrje kolegëve të opozitës të mos e djegin veten për Sali Berishën.

"Ënda ma kishte ta bëja këtë bisedë në sallën e këshilit bashkiak, por ata që kanë vendosur të bëjnë këtë mosbindje civile ose teatër për një njeri që është në arrest shtëpie se vet nuk ia mban. Përdor disa të rinj që do të kenë një të ardhme, s’ka asnjë arsye që pse të ngelen gjithmonë në arkivë goditjet e tavolinave apo djegiet e kazanave të plehrave për një njeri që nuk e zgjidhim dot. Ata vijnë te bashkia e Tiranës për qeveri teknike apo hallet e tyre dhe për drejtësi, nuk është ky institucioni.

Ky është ai institucion pasi kalon ora e rrëmujës, e prishjes ky institucion i rregullon ndaj dua ti ftoj edhe kolegët e opozitës, nuk është normale. Në momentin që një profesor degradon dhe i bien dërrasat. Ne i bëmë zgjedhjet, Tirana kishte 1000 qendra votimi, po të mos fitosh asnjë qendër votimi dhe të kërkosh çudira.

Ftesa është o shok jetojmë në një qytet, janë me taksa edhe rregullimet të pllakave, koshave, pemëve që digjen. Për të lënë një emër të mirë për këtë Shqipëri ju ftoj të bëni pjesë e një bisede civile. Nuk besoj se shumica e opozitarëve janë të dhunshëm” , përfundoi Veliaj.


Lajmi kryesor:

Opozita tenton të bllokojë miratimin e kredive te buta dhe ndihmën ekonomike në Këshill Bashkiak, Veliaj: Tiranën nuk e bllokoni dot!


Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Rusia dënon me mbi 4 vjet burg ish punonjësin e konsullatës amerikane

Rusia dënon me mbi 4 vjet burg ish punonjësin e konsullatës amerikane