Opozita tenton të bllokojë miratimin e kredive te buta dhe ndihmën ekonomike në Këshill Bashkiak, Veliaj: Tiranën nuk e bllokoni dot!

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, ku këshilltarët e djathtë tentuan të bllokojnë miratimin e kredive të buta, ndihmën ekonomike dhe një sërë vendimesh të rëndësishme, kryetari i Bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj tha se askush nuk mund ta bllokoje dot Tiranen.

“Nëse krizën e opozitës doni ta sillni në këshill bashkiak, është kriza juaj. Nuk e bllokoni dot qytetin, nuk e bllokoni dot Tiranën. Harrojeni, Tirana do të ecë përpara. E di që doni të bllokoni edhe kurset te Piramida, doni të bllokoni dhe shtëpitë me qira, doni të bllokoni edhe kreditë e buta, doni të bllokoni edhe shkollat e reja sepse s’keni argument me shkollat e reja që po ndërtohen sot në Astir.  Ne do i ndërtojmë përsëri. Çdo gjë që prishni humbisni 1% të votave, kaq ju them unë që merrem kaq vite me këtë punë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj paralajmëroi opozitën se kjo sjellje do i çojë ata sërish në humbje në zgjedhjet e ardhshme.

“E kuptoj se silleni kështu nga halli por jeni më të mirë se kaq. Qytetarët duan që ne të punojmë dhe jo që t’i bini daulles. I keni rënë daulles ka kaq kohë, I lodhët njerëzit, i lodhët. Do takohemi përsëri në maj, do keni humbur përsëri dhe do thoni pse humbëm. Arsyeja pse humbni është se bëni të njëjtën gjë”, deklaroi Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:49
Opozita shkakton tensione në Këshillin Bashkiak Tiranë, hapet gara për stadiumin e ri ‘Selman Stërmasi’, Veliaj: Do e bëjmë si Arena Kombëtare

TIRANË- Këshilltarët e opozitës nuk lejuan zhvillimin normal të mbledhjes së këshillit ashkiak Tiranë. Socialistët morën të vetëm disa vendime, përfshirë ndërtim shkollash të reja, shërbim ushqimi në shkolla, kredi të buta për çiftet e reja dhe hapjen e garës për ndërtimin e stadiumit të ri tek Selman Stërmasi. 

Në pamundësi për t’i lexuar në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak, Erion Veliaj njoftoi nga zyra e tij vendimet e parlamentit lokal për qytetin. I pari shkonte për studentët që vijnë nga rrethet e që të hënën nisën vitin universitar.

"Ne si çdo vit tjetër 50% të pagesës për konviktet e mbulon bashkia e Tiranës, sepse ne duam që t’u japim qytetarëve të rinj apo qytetarëve të ardhshëm që në filim një dorë për të ecur para në qytetin tonë. Ndaj më vjen mirë që gjithashtu edhe me kartën e studentit ata marrin automatikisht abonenë falas dhe marrin 2600 shërbime me çmime më të ulura, tha Veliaj.

Bashkia do të vijojë të japë kredi të buta për çiftet e reja, mosha për të cilët u rrit në 40 vjeç dhe financimi do të jetë më i lartë se ai që jepej deri tani.

“Kemi dakordësuar për 1200 familje, pra do të hapim shumë shpejt aplikimet për 1200 familje. Për të gjithë ata që thonë se vlera e pronës në Tiranë është rritur, kjo është gjë e mirë për ata që kanë pronë. Për ata që nuk kanë pronë ne kemi sot këtë paketë”, shtoi Veliaj.

Po ashtu Veliaj nënvizoi se vitin tjetër për fëmijët në shkollat e Tiranës do të ofrohet edhe vakti ushqimor.

“Në shtatorin e vitit tjetër për fëmijët në shkollat e Tiranës do të ofrohet edhe vakti dhe do të kenë mundësi të bëjnë edhe detyrat edhe t’u japim të gjithë fëmijëve një start të barabartë. Ndoshta fnishin secili e ka sipas talentit, takatit dhe energjisë dhe kohës që i dedikon, por startin që të kenë të njëjtat kalori, të njëjtat vitamina, të jenë të gjithë të ushqyer njësoj, pavarësisht nga çfarë familje vijnë, duhet të jenë të gjithë të barabartë”, u shpreh Veliaj.

Paralelisht do të punohet edhe për ndërtim apo rindërtim të 4 shkollave të reja.

“Dy shkolla do të jenë në lagjen Rilindja, zona e Unazës së madhe, një tjetër do të jetë në liqenin e Thatë. Pjesë e këtyre investimeve në xhep është edhe shkolla Edith Durham, ish shkolla 11 Janari si një mënyrë për të bërë të mundur, që ajo shkollë e amortizuar e Bllokut, e ndërtuar që në vitet pas luftës e njëjta gjë edhe me shkollën Petro Nini, në rastin e 11 Janarit kemi projektin dhe jemi gati të bëjmë ndërtimin e shkollës. Kështu për të gjithë ata që janë tek Edith Durham, shkolla më e afërt aty 50 m larg është Emin Duraku, shkollë e standardeve europiane. Spostimi do të bëhet gati një vit” , theksoi Veliaj.

Zhvillime do të ketë edhe në fushën e sportit, ku do të hapet gara për të rilindur atë që njihet si stadiumi “Dinamo”.

Klubi sportiv Tirana do të ndryshojë bazën juridike për të fituar më shumë fonde.

“Selman Stërmasi edhe pse është rregulluar, parkimi i bashkisë funksionon, është pastër prapë të kujton ish Qemal Stafën e vjetër . Sado që ne u munduam ta animonim këtë verë me koncerte, me aktivitete, cirk prapë është një ndërtesë nuk i rri Tiranës së kësaj kohe dhe e ka aktivitetin ose të limituar ose të sforcuar. Dhe ka ardhur koha që të ketë fatin e Arenës Kombëtare i cili është mbushur me jetë.

Ashtu siç bëmë me Arenën Kombëtare që bulon nga jeta dhe është bërë një super pol ekonomik në njësinë 2 ashtu do të bëjmë edhe me Selman Stërmasi në njësinë 5 për ti dhënë edhe atij poli një realitet të ri me agjencinë shqiptare të investimeve. Kështu që me këtë dakordësi të sotme i hapim rrugë që të fillojë një konkurs për dizajnin edhe termat financiar të një hapësire që i ka të gjitha mundësitë për tu bërë si arena ndërkombëtare mos më mirë se kemi mësuar nga çdo projekt, për ti bërë gjërat më mirë”, u shpreh ai.

Në fund Veliaj u bëri thirrje kolegëve të opozitës të mos e djegin veten për Sali Berishën.

"Ënda ma kishte ta bëja këtë bisedë në sallën e këshilit bashkiak, por ata që kanë vendosur të bëjnë këtë mosbindje civile ose teatër për një njeri që është në arrest shtëpie se vet nuk ia mban. Përdor disa të rinj që do të kenë një të ardhme, s’ka asnjë arsye që pse të ngelen gjithmonë në arkivë goditjet e tavolinave apo djegiet e kazanave të plehrave për një njeri që nuk e zgjidhim dot. Ata vijnë te bashkia e Tiranës për qeveri teknike apo hallet e tyre dhe për drejtësi, nuk është ky institucioni.

Ky është ai institucion pasi kalon ora e rrëmujës, e prishjes ky institucion i rregullon ndaj dua ti ftoj edhe kolegët e opozitës, nuk është normale. Në momentin që një profesor degradon dhe i bien dërrasat. Ne i bëmë zgjedhjet, Tirana kishte 1000 qendra votimi, po të mos fitosh asnjë qendër votimi dhe të kërkosh çudira.

Ftesa është o shok jetojmë në një qytet, janë me taksa edhe rregullimet të pllakave, koshave, pemëve që digjen. Për të lënë një emër të mirë për këtë Shqipëri ju ftoj të bëni pjesë e një bisede civile. Nuk besoj se shumica e opozitarëve janë të dhunshëm” , përfundoi Veliaj.

Ora 20:36
Bashkia e Tiranës lehtëson kriteret për kreditë e buta, Veliaj: Do përfitojnë 1200 familje

 

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot kriteret e reja për përfituesit e programeve të strehimit social. Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  u shpreh se shumë shpejt do të hapen aplikimet për 1200 familje në nevojë, që do të përfitojnë interesa të buta për blerjen e banesës së tyre.

“Kemi pasur prej vitesh në bashkinë e Tiranës një program që ndihmonte familjet e reja që donin të blinin shtëpinë e tyre të parë. Vitin e fundit me rritjen e turistëve, e të huajve që kanë blerë shtëpi në Tiranë, sigurisht edhe tregu ka pasur ngritjen e vet. Kemi rillogaritur përfitimin, që norma e kredisë së butë të jetë më e madhe. Sepse ajo që kemi kuptuar është se duam të ruajmë hapin e tregut.

Kemi dakordësuar për 1200 familje, pra do të hapim shumë shpejt aplikimet për 1200 familje. Për të gjithë ata që thonë se vlera e pronës në Tiranë është rritur, kjo është gjë e mirë për ata që kanë pronë. Për ata që nuk kanë pronë ne kemi sot këtë paketë”, tha Veliaj.

Që pas ardhjes së Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, program i “Subvencionimit të interesave të kredisë”, u rihap sërish pasi u mbyll nga administrata e mëparshme. Ky program ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë aftësi ekonomike të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore në treg. Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e familjeve dhe çifteve të reja në blerjen e shtëpive, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre.

Ora 18:44
Veliaj: Saliu nuk është arsye e fortë për të përçarë një qytet, Tirana e vendosur të ecë përpara

 

“Saliu nuk është arsye për të përçarë një qytet, Tirana do të vijojë të ecë përpara”.

Kështu u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në deklaratën e tij mbi vendimet e miratuara sot në Këshillin Bashkiak. Ai tha se koha për debat u uzurpua nga ata që vandalizmin e qytetit donin ta sillnin edhe në sallën e Këshillit Bashkiak.

“Është e pamundur të diskutosh me njerëz që u bien tavolinave, që shkatërrojnë karriget dhe pronën publike. Nuk bën dot betejë civile, qytetare. Unë jam shumë i qartë se ata njerëz nuk përfaqësojnë demokratët e vërtetë. Unë kam demokratë komshinj, të gjithë kemi shokë demokratë në vendet e punës, krushqi e kushërinj. Demokratët janë njerëz normalë, nuk janë njerëz të dhunshëm. Këta nuk përfaqësojnë as demokratët, as atë që është pjesa e shëndoshë e një shoqërie, që do të bëjë opozitë për gjëra që i mendon ndryshe nga ata që qeverisin qytetin apo vendin.

Ndihem vërtet i keqardhur! Përpara se të hapen kamerat në Këshillin Bashkiak, [këshilltarët e opozitës] janë shend e verë, diskutojnë si qytetarë. Sa ndizet kamera dhe i sheh Saliu, shpërfytyrohen dhe papritur ti nuk e beson që janë të njëjtët njerëz që fillojnë u bien tavolinave, nuk ka rëndësi nëse janë profesorë në universitet apo fëmijët e një pastori të sjellshëm. Në momentin që i shikon Saliu, ata duhet të sillen me pritshmërinë e tij dhe pritshmëria e tij është zjarr, shkatërrim, përçarje, sharje, fyerje”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se Saliu nuk është arsye e fortë për të përçarë një qytet. “Ata [opozita] kanë vendosur të bëjnë këtë teatër për një njeri që është në arrest shtëpie dhe që vetë nuk ia mban, se është frikacak. Mund të kishin votuar sot nëse do kuptonin se ka Shqipëri edhe pa Saliun. Shqipëria do të jetojë përtej moshës, gjithmonë, përtej mandateve, gjithmonë.

Për të lënë një emër të mirë për këtë Shqipëri, ju ftoj të bëheni pjesë e një bisede civile, le të jeni në opozitë. Unë nuk besoj se shumica e demokratëve dhe e opozitarëve janë të dhunshëm. Me ose pa ju, Tirana do të vijojë përpara. Saliu nuk është arsye e fortë për të përçarë një qytet që ka vlera”, nënvizoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi faktin se pavarësisht bllokimeve të vazhdueshme të kundërshtarëve politikë, Tirana do të ecë përpara me punët e mira.

“Vendimi që kemi marrë të gjithë bashkë është që qyteti do shkojë përpara, Tirana do të ecë përpara. Tirana do të vazhdojë zhvillimin dhe do të duhet të marrë vendime të shpeshta dhe të shumta, siç janë këto vendimet që kemi marrë sot”, përfundoi ai.

Këshilltarët e djathtë tentuan të bllokojnë miratimin e kredive të buta, ndihmën ekonomike dhe një sërë vendimesh të rëndësishme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 08/10/2024 23:36

    BEJE STADIUM ME PISTE VRAPIMI O CUNI KURVES,,JO ME HOTEL,,, ..KURVAT HOTEL DUAN....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt