‘Opozita s’mund të ngelet peng i llogarive personale të Berishës me SPAK” analiza e Erli Muratit: Të distancohet

Për analistin Erli Murati nuk është surprizë hetimi i SPAK dhe ngritja e akuzës për korrupsion pasiv ndaj Sali Berishës, por ajo që mbetet për tu parë është fati i opozitës.

Në një analizë për emisionin ‘Sot live në Shqipëri’ për Report Tv, Murati thotë se opozita duhet të distancohet nga Berisha dhe vetë ish kryeministri duhet të bëjë betejën me SPAK i vetëm për të mos lidhur fatin e tij me të partisë.

“Beosj se opozita ka nevojë për reflektim për të shkëputur fatin e saj politik me fatin personal të Berishës. Ndoshta dhe vetë Berisha duhet të reflektojë. Berisha duhet ta bëjë betejën e tij i shkëputur nga përgjegjësia politike e deridjeshme që e ka pasur. Nuk mund të ngelet opozita peng i dosjes personale apo llogarie personale që Berisha ka ë hapur me gjykatën. Ishte ndryshe deri dje në betejën politike mes Berishës dhe Bashës dhe ndryshe sot që kemi një akuzë zyrtare për korrupsion nga prokuroria. Duhet të kemi një reflektim vetë nga Berisha të çlirojë opozitën të bëjë betejën e saj të pakompleksuar dhe vetë opozita duhet të bëjë një reflektim tek vetja për të kuptuar se nuk ka pse barazon dhe çon tek shinat fatin e vet politik. Një opozitë është e paragjykuar kur aksionin e vet politik e bën kur në krye ka një person të akuzuar për korrupsion” thotë Murati.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur të mos i bindet vendimit të gjykatës për masën e sigurisë detyrim paraqitje. Sipas juristëve dhe bazës ligjore në fuqi, shkelja e urdhërit të gjykatës, mund të pasohet me një masë më të rëndë sigurie si arresti në shtëpi, për të cilën kërkohet autorizim nga parlamenti, ose me vijimin e masës aktuale duke e hetuar Sali Berishën në mungesë.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën

Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën