TIRANË- Kryeministri Edi Rama ia la "topin" dy opozitave për Reformën Zgjedhore dhe në përgjigje të kësaj deklarate, Myslym Murrizi është shprehur se është i gatshëm që të ulet në tryezë me opozitën e re. I ftuar në emisionin "Repolitix", Murrizi tha se për këtë ka vetëm një kusht, që kryedemokrati Lulzim Basha t'iu kërkojë falje deputetëve që i baltosën pse pranuar mandatet.
"Ulem me ta, por Basha duhet të kërkojë falje për baltën që ka hedhur për deputetën që pranuan mandatet. Nuk e votojmë Reformën Zgjedhore në Kuvend as për Lulin, as për Monikën as për Ramën e as Obamën", tha Murrizi.
Ndalur te ajo se çfarë është diskutuar në takimin e sotëm prej 1 orë e 20 minuta me kryeministri Rama, Murrizi tha se edhe PS-ja ka kërkesat e veta, por që nuk i prezantuan sot.
"Takimi me Ramën është se ca jemi ta gatshëm ne të votojmë dhe çfarë kërkon PS në emër të votave dhe atyre që përfaqësojmë në parlament. Ne kërkojmë sistem propocional me lista të hapura, ta shikojnë pragun, 5% është i diskutueshëm, ne do të diskutojmë për 2 ose 2.5%. Sot e kemi 4%, 2.5 për subjektet më vete, nëse hapen listat vështirësohet koalicioni parazgjedhor. Edhe PS ka kërkesat e veta, por nuk i shprehu dhe na tha që do të shikojmë. Nëse kërkoj lista të hapura, do të shikojmë se nga sa anon balanca. Nga 5 kërkesa mund të arrijmë 2 dhe ai meqë është forcë e madhe nga 3 kërkesa mund të marrë 1", tha Murrizi, teksa e cilësoi takimin me kryeministrin, si të vështirë." Takim i vështirë, i fortë se ai është problem i madh te dashuria e parë, mbaron për pazarin që prej 12 viteve, që nga 2008", shtoi ai.
Në fund, ai nuk e përjashtoi mundësinë për një takim të tretë me Ramën, por si kryetar i PS-së, jo si kryeministër.
"Patjetër që do të jetë i nevojshëm një takim i tretë, o me Ramën o me dikë tjetër. Ramën e kam takuar si kryetar të PS-së, kjo si kryeministër", përfundoi ai.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2972
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
26 Nëntor, 13:58
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Trafikanti që mbështet Berishën: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin! Isha i maskuar po më njohën
25 Nëntor, 13:01
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47
Ja paskan tund nje leter Murrizit para syve,te len te dyshosh se edhe ky e paska honger nje luge corbe ne kohen e xhaxhit , si ka mundesi qe lumi te kalohet pa u lagur "por mr njr te falur". Murriz ! Luga e corbes po e bon t'veten.
PërgjigjuMos u dorezo murrizo.. Ndryshe do perfundosh lecke te hedhun tutje..
Përgjigju