'Zgjedhorja'/ Hajdari: S'tërhiqemi! Rama: S'ka marrëveshje, PS s'do angazhohet në procese të kapjes së votës në Kuvend! I gatshëm të diskutojmë hapjen e listave me konsensus tri palësh!

TIRANË- 1 orë e 20 minuta takim në Kryesinë e Kuvendit mes opozitës së re dhe kryeministrit Edi Rama për Reformën Zgjedhore, nuk ka prodhuar asnjë rezultat përtej pritshmërive. Opozita e re nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre që janë hapja e listave, vendosja e një pragu për hyrjen në parlament dhe heqjen e koalicioneve para zgjedhore. Deputetja Rudina Hajdari tha se kjo është një kërkesë që do t'i shkojnë deri në fund pavarësisht presioneve që mund të kenë nga opozita jashtëparlamentare apo ndërkombëtarët dhe se do të kushtëzojnë votimin në paralment.

"Nuk tërhiqemi nga kjo kërkesë dhe ia bëjmë të qetë Ramës se opozita parlamentare e ka marrë përsipër këtë betejë dhe nuk ka tërheqje nëse kemi presion nga opozita parlamentare apo nga ndërkombëtarët se janë të dobishme për të pasur një garë të drejtpërdrejtë. kjo kërkesë vjen në një kohë të vështirë por që është e nevojshme që të mos mbetemi në vend numoro por të kemi zgjedhje me standarde dhe duhet ta bëjmë realitet se listat e hapura mbështet 75% e qytetarëve shqiptar dhe duhet të realizojmë. Nëse Rama zgjedh të shkojë me opozitën jashtë parlamentare po u kthen kurrizin shqiptarëve. Nëse jo, u ka bërë nder shqiptarët", tha Hajdari.

I gjendur përballë kësaj rezistence të opozitës së re dhe mungesës së votave për ta votuar marrëveshjen të vetëm në Kuvend, kryeministri ka propozuar një formulë zgjidhjeje. Rama tha se është i gatshëm për një tryezë tri palëshe, mazhorancë, opozita parlamentare dhe jashtëparlamentare për të diskutuar për listat e hapura, por duke theksuar se marrëveshja e arritur nga Këshilli Politik nuk zhbëhet. Kjo marrëveshje e 5 qershorit, do të jetë baza, shtoi shefi i qeverisë, ku mund të shtohen pika, por kurrsesi të hiqen. "Topin" ia la në dorë dy opozitave, ku tha se duhet të merren vesh me njëra- tjetrën, pasi PS s'do angazhohet në procese të kapjes së votës në Kuvend.

"Ne jemi të gatshëm të konsiderojmë një formulë të hapjes së listave, të gatshëm të diskutojmë për ta formalizuar përgjatë procesit të diskutimeve dhe për të arritur në një konsenus tre palësh. Natyrisht në një konsensus tre palësh askush nuk mund të marrë gjithçka, por nga ana tjetër, të trija palët duhet të pranojnë diçka që nuk e dëshirojnë, por nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që të gjithë të kenë zë dhe pjesë në proces. Këtu jemi. E para kemi nevojë për një mazhorancë të gjerë në kuvend që është përtej asaj që kemi. E dyta PS nuk do të angazhohet në procese të kapjes së një vote këtu apo atje për të bërë një ligj kaq të rëndësishëm  për të gjitha partitë politike", tha Rama. 

Mundësinë e diskutimit të hapjes së listave kryeministri Edi Rama ua ka prezantuar edhe deputetëve të qarqeve që ka pasur takim më herët në Kryeministri. Në takimin që kishte në fokus fushatën Zgjedhore 2021, Rama tha se listat e hapura nuk janë preferencë e tij, por deri në fund nuk i dihet, teksa tha se mund të mos kenë edhe koalicione parazgjedhore, dy kërkesa këtë të panegociueshme të opozitës parlamentare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:52
Murrizi i vendosur: Nuk votoj marrëveshjen zgjedhore pa lista të hapura!

Kryetari i grupit Demokrat, Myslim Murrizi pas takimit prej dy orësh me kryeministrin Edi Rama dhe Rudina Hajdarin është shprehur i vendosur që nuk do ta votojë marrëveshjen zgjedhore nëse nuk hapen listat.

"Kryeministri Rama vazhdon ta ketë marrëveshje me ata që mohuan të drejtën e votës shqiptarëve. Nuk votojmë asnjë lloj pazari që do t'u shitet shqiptarëve si marrëveshje. Nuk votoj asnjë lloj buzëkuqi apo arnim të Kodit Zgjedhor nëse nuk hapen listat e kandidatëve, nëse nuk zbatohen të gjitha rregullat e vendosura nga OSBE ODHIR. Ramës ia bëmë të qartë që të vazhdonte sa të dojë pazarin, por nuk votojmë asgjë me ato që kemi kërkuar. Rama nuk është pro listave të hapura, nuk i duan shqiptarët si zgjedhës por si votues. Ata do ta ulin me këmbë në tokë zotin Rama. Nuk besoj se jemi zemëruar. Do të kemi takime për çështjen e hapjes së listave. Nuk do të heqim dorë nga depolitizimi. Është shumë e rëndësishme që palët në zgjedhje të jenë të qeta e të qarta", tha Murrizi.

Ora 20:37
Rama: I gatshëm të diskutojmë hapjen e listave me konsensus tre palësh! Marrëveshja e Këshillit Politik nuk zhbëhet

Kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë e një tryezë politike tre palësh mes qeverisë, opozitës parlamentare dhe asaj jashtë parlamentare. Megjithatë, në këtë takim, kreu i qeverisë ka theksuar se ajo që është arritur në marrëveshjen e Këshillit Politik nuk mund të zhbëhet, por mund të shtohen disa çështje të tjera, këtu duke mos përjashtuar mundësinë e hapjes së listave.

"Konflikt në themel që lidhet me marrëveshjen që kemi bërë me opozitën jashtëparlamentare, dhe për mua ajo është një bazë që mund të zhvillojmë më tutje procesin dhe mund të shtojmë, por nuk mund të heqim. Ne jemi të gatshëm të konsiderojmë një formulë të hapjes së listave, të gatshëm të diskutojmë për ta formalizuar përgjatë procesit të diskutimeve dhe për të arritur në një konsenus tre palësh. Natyrisht në një konsensus tre palësh askush nuk mund të marrë gjithçka, por nga ana tjetër, të trija palët duhet të pranojnë diçka që nuk e dëshirojnë, por nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që të gjithë të kenë zë dhe pjesë në proces. Këtu jemi. E para kemi nevojë për një mazhorancë të gjerë në kuvend që është përtej asaj që kemi. E dyta PS nuk do të angazhohet në procese të kapjes së një vote këtu apo atje për të bërë një ligj kaq të rëndësishëm  për të gjitha partitë politike dhe nuk kam ndonjë respekt më të madh për ata që janë jashtë se ata që janë brenda, por askush nuk ka monopol dhe as privilegje dhe në këtë aspekt dua që të jap një mesazh shumë të qartë për të gjithë. Është e vërtetë që një shumicë dërmuese qytetarët duan të kenë më shumë zë në proces, pra jo thjeshtë të zgjedhin një parti apo një lider, por të kenë preferencë për një kandidat në një listë apo në një listë tjetër, kjo është e qartë dhe ne jemi PS dhe ne do të jemi pasqyrë ku do të reflektohen ambiciet dhe dëshirat e njerëzve. Në një proces ku ne kemi vendosur të ecim kështu siç jemi, si një forcë politike e konsoliduar me një program dhe lidership të qartë, për ne ka rëndësi zgjerimi i aleancës me njerëzit dhe aleanca mund të zgjerohet duke i përfshirë ato edhe më shumë në vendimmarrje he për deputetët, por marrëveshja është një pengesë për deputetët aktual të opozitës, dhe ata duhet të pajtohen me idenë që këtë pengesë duhet ta kapërcejnë. Nuk mund t'i rikthehemi marrëveshjes edhe pse ne jemi me ta, si përshembull te depolitizomi, por është një koncesion apo lëshim shumë i madh që i kemi bërë PD-së dhe për këtë ne duhet ta mbajmë, ndërkohë që për të hapur më tutje procesin miqtë e opozitës parlamentare duhet të kuptojnë ato jashtëparlamentare", tha Rama.

Ora 20:29
Hajdari: Nuk tërhiqemi nga kërkesat tona pavarësisht presioneve të opozitës jashtëparlamentare apo ndërkombëtarëve

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari është shprehur se opizita e re do të kushtëzojë në parlament marrëveshjen e arritur nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, duke thënë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre pavarësisht presioneve që mund t'i vijnë nga jashtë, qoftë ndërkombëtarët apo edhe nga opozita jashtëparlamentare. Në takimin e sotëm, siç Hajdari sqaroi, nuk u arrit një dakodësi, por vetëm u parashtruan kërkesat e opozitës.

"Nuk tërhiqemi nga kjo kërkesë dhe ia bëjmë të qartë  Ramës se opozita parlamentare e ka marrë përsipër këtë betejë dhe nuk ka tërheqje nëse kemi presion nga opozita parlamentare apo nga ndërkombëtarët se janë të dobishme për të pasur një garë të drejtpërdrejtë. Kjo kërkesë vjen në një kohë të vështirë por që është e nevojshme që të mos mbetemi në vend numëro, por të kemi zgjedhje me standarde dhe duhet ta bëjmë realitet se listat e hapura mbështet 75% e qytetarëve shqiptar dhe duhet të realizojmë. Nëse Rama zgjedh të shkojë me opozitën jashtë parlamentare po u kthen kurrizin shqiptarëve. Nëse jo, u ka bërë nder shqiptarët. Ne i shtruam kërkesat tona dhe ka një presion të jashtëzakonshëm se marrëveshja që është bërë në atë tryezë i shërben integrimit të Shqipërisë dhe riktheu PD/ LSI në sistem, por nuk është e plotë dhe nuk mbështet nga publiku i gjerë. Në kemi kontrollin e parlamentin, se Rama nuk i ka votat. Padyshim që do ta kushtëzojmë, jemi 29 deputetë që do ta kushtëzojë votën e tyre pa patur lista të hapura, nuk ka shans që ne të votojmë. Nuk u vendos gjë, por ne do të vazhdojmë që të këmbëngulim në kërkesat tona, do i imponohemi mazhorancës se nuk i kanë votat për ta votuar në parlament. Ne jemi unisong dhe nuk lëshojmë pe. Ka presione nga të gjitha anët, ka deputet që mund të ndryshojnë mendje të tyre, por ne do ta shikojmë me votë, por unë si deputet në atë kuvend bashkë me kolegët e mi kemi qenë të qartë në kërkesat tona. Këta individë që janë sot në parlament që janë baltosur, që i kanë quajtur tradhtar pse pranuan mandatin, të votojnë në presionin e dikujt tjetër mendoj se është i vështirë. Ne të provojmë a do votohet Rudina Hajdari apo Muslim Murrizi në zgjedhjet e ardhshme, ne zgjedhim që të reforomojmë sistemin zgjedhor që shqiptari të votojë atë që ka dëshirë. I japim shans atyre, jo vetës sonë", tha Hajdari.

Ora 20:19
Përfundon takimi/ Rama në tryezë me opozitën e re për 1 orë e 20 min

1594146013_1594144336rama6.jpeg

Përfundon takimi. Kryeministri Edi Rama në tryezë me opozitën e re për 1 orë e 20 minuta. Në fokus ka qenë Reforma Zgjedhore

Ora 19:49
Foto nga brenda takimit/ Rama bën opozitën parlamentare të buzëqesh

Që prej orën 19:00 ka nisur takimi i opozitës së re me kryeministrin Edi Rama për Reformën Zgjedhore. Nga foto e servirura nga brenda takimit, duket se ka nisur gjithçka mirë, ky Murrizi, Stojku, Hajdari dhe Stojku duken të buzëqeshur.

Ora 19:10
Takimi me opozitën e re për 'Zgjedhoren'/ Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, ku pritet që të takohet me opozitën parlamentare për Reformën Zgjedhore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I djathti: 08/07/2020 10:08

    Bravo Rudina, të lumtë. Vazhdo kështu me guxim, vullnet dhe durim. Horrat e majtë dhe të djathtë duhen shporrur nga parlamenti. Forca Rudina Hajdari

    Përgjigju
  • Mmu: 08/07/2020 09:24

    Paramendo një Kuvend me 140 deputet pa përkatsi në ndonji Partie politike. Blokadë totale e Kuvendit! Asnji lëvizje para. Kaosi mund të jetë edhe më i madh!!! Duhet mirë të mendohet kjo punë?

    Përgjigju
  • joshua: 08/07/2020 08:20

    frimasoni ram dhe murrua i cermes...estrad #hajvanistan

    Përgjigju
  • Jorgo: 08/07/2020 06:29

    Vazhdo Murriz keshtu bravo te qofte se do mbetesh ne historine e ketij populli te varfer qe vuan per nje demokraci te vertete keshtu rritet dhe mireqenia e ketij populli te shumevuajtuar.Vazhdo çoje deri ne fund ate qe ke nisur se e ke popullin me vete.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 08/07/2020 06:24

    Shumica e shqiptareve votues deshirojne lista te hapura por,marrveshja tinzare brenda nates se prillit 2008 pd@ps ka çuar ne instalimin e neodiktatures partiake dhe çvlersimin e delegimit te votes;ne instalimin dhe forcimin e korrupsionit ne krye te shtetit shqiptar dhe neperkembjen e te drejtave e lirive te shumices popullit;ne pasurimin gjithnje e me shume te nje grushti njerezish te pushtetshem dhe ne varferimin e skajshem te shumices shqiptare. Pra fatkeqsia shqiptare prej tridhjet vjetesh e ka emrin [email protected] shqiptar ne votimet e ardheshme duhet te shkoj masivisht dhe ti votoj kunder keta dy perbindsha vrasesish,kortuptonjesish,kriminelesh dhe bastardesh te PS@PD dhe tere partiçkat ne aleance me keta dy demone antishqiptare.

    Përgjigju
  • Populli: 08/07/2020 03:56

    Hapni listat, o te korruptuar....

    Përgjigju
  • Populli: 07/07/2020 16:28

    Murrizi hero..Vazhdo luften gjer ne fund.. Kur ju deshe te perdoren e sot kerkojne te te hedhin.. Me mire nje i djathte si sy se 1000 palaco si luli..

    Përgjigju
  • redi: 07/07/2020 15:55

    Listat e hapura dhe heqja e koalicioneve eshte me demokratike se cdo forme tjeter zgjefhjesh

    Përgjigju
    • Wayne: 07/07/2020 22:41

      Edhe unë t'njëjtin mëndim e kam. Nuk e di pse po vërsulen kaq shum kundër listave t'hapura Më mir votuesi t'vëndos kën do me qu n'parlament.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë