Tirane- Edhe sot opozita ka vijuar protestën para Bashkisë së Tiranës. Thuajse me të njëjtin skenar, opozita ka krijuar sërish tensione, duke djegur edhe goma para ambienteve të Bashkisë.

Flakët e zjarrit aksidentalisht kanë përfshirë edhe sekretarin organizativ të Partisë Demokratike, Ervin Minarolli, shkruan Tema. Ka qenë ndërhyrja e protestuesve që bën të mundur që ai t’i shpëtojë flakëve. Ai ka hequr menjëherë këmishën, për të shpëtuar nga flakët.

Në video duket zyrtari i PD-së që përpiqet ti fikë me dorë, por dhe të tjerë i shkojnë në ndihmë për të shmangur një tragjedi.

Në protestë vihet re prani e vogël e mbështetësve në krahasim me policët të cilët janë vendosur kordon për të mbrojtur bashkinë. 

Ndërkohë militantët kanë thërritur edhe “Berisha, Berisha”.

Protesta zgjati për gati 1 orë. 

 

 

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:11
VIDEOLAJM/ Opozita protestë me tym e zjarr, momenti kur flakët kapin këmishën e militantit të opozitës

Report Tv ka arritur të filmojë momentin kur një militant gati sa rrezikon të digjet pasi flaka e gomave bie në këmishën e tij.

Ai ishte afër gomave kur flakët i ranë në gjoks. Menjëherë ai heq këmishën dhe I vijnë në ndihmë ata që ishin afër për të shuar flakët në gjoks.

 

Ora 12:02
Pamjet me dron të protestës para bashkisë së Tiranës, një grusht militantësh i shkojnë pas

Sa vijnë e janë më pak mbështetësit që i bashkohen opozitës në protestën para bashkisë së Tiranës.

Pamjet me dron të Report Tv tregojnë se më shumë janë policë të cilët ruajnë godinën sesa protestues.