VIDEO/ Opozita sërish me të njëjtin skenar dhune, tym e zjarr para bashkisë së Tiranës! Zyrtari i PD përfshihet papritur nga flakët

Tirane- Edhe sot opozita ka vijuar protestën para Bashkisë së Tiranës. Thuajse me të njëjtin skenar, opozita ka krijuar sërish tensione, duke djegur edhe goma para ambienteve të Bashkisë.

Flakët e zjarrit aksidentalisht kanë përfshirë edhe sekretarin organizativ të Partisë Demokratike, Ervin Minarolli, shkruan Tema. Ka qenë ndërhyrja e protestuesve që bën të mundur që ai t’i shpëtojë flakëve. Ai ka hequr menjëherë këmishën, për të shpëtuar nga flakët.

Në video duket zyrtari i PD-së që përpiqet ti fikë me dorë, por dhe të tjerë i shkojnë në ndihmë për të shmangur një tragjedi.

Në protestë vihet re prani e vogël e mbështetësve në krahasim me policët të cilët janë vendosur kordon për të mbrojtur bashkinë. 

Ndërkohë militantët kanë thërritur edhe “Berisha, Berisha”.

Protesta zgjati për gati 1 orë. 

 

 

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:11
VIDEOLAJM/ Opozita protestë me tym e zjarr, momenti kur flakët kapin këmishën e militantit të opozitës

Report Tv ka arritur të filmojë momentin kur një militant gati sa rrezikon të digjet pasi flaka e gomave bie në këmishën e tij.

Ai ishte afër gomave kur flakët i ranë në gjoks. Menjëherë ai heq këmishën dhe I vijnë në ndihmë ata që ishin afër për të shuar flakët në gjoks.

 

Ora 12:02
Pamjet me dron të protestës para bashkisë së Tiranës, një grusht militantësh i shkojnë pas

Sa vijnë e janë më pak mbështetësit që i bashkohen opozitës në protestën para bashkisë së Tiranës.

Pamjet me dron të Report Tv tregojnë se më shumë janë policë të cilët ruajnë godinën sesa protestues.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • noku: 28/06/2024 19:02

    opozita ben mire qe proteston. kerkon drejtesi...

    Përgjigju
  • Pena: 28/06/2024 15:14

    Ish administratori injorant I OST, Arben Ibroa,ISH edhe showerues I Nongrates,ne balle te protestes! Ne kohen e tij gjithe kompania cohesh me liste ne mitingjet e Berishes, kudo Ku beheshin.

    Përgjigju
  • Protestuesi: 28/06/2024 14:34

    Rrekord protestuesish! Mbi 200,000 protestues i janë bashkuar thirrjes të PD&PL, të thirrur nga maloku non grata, Berisha dhe Like floriri i sapo divorcuar për ta fshehur miliardat e vjellura

    Përgjigju
  • xxx: 28/06/2024 13:36

    As me protestu nuk dine , jane vandale qe duan veç tym e flake . Opozite e mbaruar qe i kane mbetur ca truthare qe mendojne se duke djegur goma ne 45 grade do vine ne pushtet. Protestoni ne menyre dinjitoze se vertet ka plot kauza qe te mund te bashkoni njerezi pa djegur natyrisht jo me Mulin , Salianjin & co .Djem e vajza te reja te paperlyer qe perpara se te bejne politike kerkojne shtet te se drejtes , lufte te korruptuarve , meritokraci , shendetsi dhe arsim dinjitoze , respektim i te te drejtave te cdo qytetar qe neperkembet nga cdo i korruptuar ne administrate e plote halle te tjera qe nga uji rruget me pluhur .... e ku mbarojne hallet .

    Përgjigju
  • rezi: 28/06/2024 13:22

    Shpellarët nuk e kuptojnë se çfar do të thotë NON GRATA.Mos u habisni se shpellarë ka shumë në Tironë janë ata me shpi me qerpiç me carac e pus dhe me budalla në shpi.

    Përgjigju
  • E DREJTA: 28/06/2024 12:13

    protesta...AHAHAHA. O ZOT I MADH ME SHUME POLICE SE PROTESTUES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani