Opozita: Vendi shkon në zgjedhje,
demarkacioni nuk kalon
Kryetarët e dy partive më të mëdha, ai i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa kanë paralajmëruar se javën në vazhdim do të dalë në Kuvend Projektligji për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, nga opozita po shihej si pafuqi e koalicionit qeverisës.
Kryetarët e dy partive më të mëdha, ai i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa kanë paralajmëruar se javën në vazhdim do të dalë në Kuvend Projektligji për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, nga opozita po shihej si pafuqi e koalicionit qeverisës.
Zyrtarë të partive opozitare paralajmëruan kundërshtim të ashpër sikurse edhe më parë, në tentim për ta penguar ratifikimin e saj, pasi sipas tyre Kosova po humb territor në lidhje me këtë marrëveshje.
Ky njoftim erdhi nga dy kreret e dy partive në koalicionin qeverisës,njoftuan se kanë biseduar me zëvëndës-ndihmës sekretarin e Shtetit Hoyt Yee,me të cilin kanë rënë dakord që ratifikimi i kësaj marrëveshje të ndodh javën tjetër.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë bisedës telefonike me diplomatin amerikan, i ka thënë atij, se institucionet e Kosovës duhet të marrin vendime të mëdha, pasi në të kundërtën, ato e humbin kuptimin.
Njëkohësisht edhe Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i ka shprehur diplomatit amerikan nevojën që sa më parë Kosova të miratojë marrëveshjen për Demarkacionin.
Por krejt ndryshe mendojnë partitë parlamentare opozitare në vend.
Deputeti i Levizjes Vetvendosje Driton Caushi ka rikonfirmuar se këto paralajmërime janë tregim i pafuqisë së qeverisë,derisa masat për ta penguar ratifikimin e saj, sipas tij, do të jenë të njëjta.
Ndërkohë edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se paralajmërimi i koalicionit qeverisës për proçedimin e marrëveshjes në Kuvend , janë kundërthënëse dhe fillimi i fundit të kësaj qeverie dhe shkuarjes në zgjedhje.
Shefi i deputetëve të AAK-së, ka shtuar se edhe mocioni i mosbesimit i iniciuar nga Nisma për Kosovën, do të ketë sukses dhe se fundi i javës së ardhshme do të jetë vendimtar për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.
Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit te Zi, ishte tërhequr nga seanca plenare vitin e kaluar,meqë sipas arsyetimit të kryeministrit në seancë plenare mungonin deputetët e Listës Serbe, derisa opozita insistonte që të dilte në votim.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
64.1%
-
Jo
32.9%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 4144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15