Opozita:Vendimet e qeverisë Thaçi
të dëmshme, do të rishikohen

Opozita:Vendimet e qeverisë Thaçi<br />të dëmshme, do të rishikohen
Në një kohë që politika kosovare po kërkon një zgjidhje për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 8 qershorit, blloku opozitar akuzon qeverinë në ikje të Hashim Thaçit se po merr vendime  të dëmshme për Kosovën.

Përmes një komunikate për shtyp, koalicioni paszgjedhor i partive opozitare ka bërë të ditur se të gjitha vendimet që qeveria Thaçi ka marrë pas 8 qershorit dhe vazhdon t’i marrë ende, do të jenë subjekt i rishikimit dhe anulimit.

Sipas tyre, këto vendime janë të çuditshme dhe të dëmshme, duke mos dhënë më tepër detaje se për cilat vendime bëhet fjalë konkretisht. Theksojmë se një nga kontratat e fundit të qeverisë Thaçi, e kontestuar nga opozita është ajo për autostradën e dytë me kompaninë amerikane “Bechtel”.
 
Ndërkaq, dy ditë më parë, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë që do të çojë në Kushtetuese Hashim Thaçin me 8 ministrat e kabinetit të tij me arsyetimin se vendimet që merren në Kuvend apo Qeveri me votën e tyre janë jolegjitime.
 
Më 21 gusht do të ketë një përballje të dy blloqeve politike kosovare në Gjykatën Kushtetuese, ku do të jepen argumente rreth seancës konstituive të 17 korrikut, kjo përpara se të vendoset nëse ishte kushtetuese zgjedhja e Isa Mustafës kryeparlamentar.
 
 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje