Opozita e bashkuar në Kosovë ka vijuar manifestimin “Për Republikën” në qytetin e Prizrenit. Qytetarë të shumët ishin mbledhur për të kundërshtuar marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e komunave serbe dhe demarkacionin me Malin e ZI.
Në Sheshin “Shadërvan” qindra protestues mbanin pankarta ku shkruhej “Poshtë Zajednica”, “Nuk i falim tokat tona”. Në protestë kanë qënë të pranishëm dhe dy liderët e opozitës,Visar Ymeri i
Lëvizjes vetëvendosja dhe Fatmir Limaj i Nisma për Kosovën.
Limaj gjatë fjalës së tij para protestuesve tha se opozita do të qëndrojë e bashkuar deri ne rrëzimin e dy marrëveshjeve. Ai i ka ftuar qytetarët e Prizrenit të vijnë në Prishtinë më 9 janar, ku do të mbahet manifestimi qendror.
Kjo është protesta e gjashtë pas manifestimit të parë më 28 nëntor në Prishtinë ndërsa opozita protestoi edhe në qytetet e Gjakovës, Gjilanit, Pejës dhe Malishevës.
Ndërkohë një ditë më parë Gjykata Themelore e Prishtinës, ka vendosur që të zgjasë me dy muaj paraburgimin për deputetët e opozitës Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli. Ndërsa Donika Kadaj do të qëndrojë dy muaj nën arrest shtëpie.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA