Opozitari i Kremlinit Navalny: Regjimi i Putinit është çmendur! Sulmon edhe ish kancelarin Schroeder: Paguhet nga Moska

Opozitari i Kremlinit Navalny: Regjimi i Putinit është çmendur! Sulmon edhe ish kancelarin Schroeder: Paguhet nga Moska

Kreu i opozitës ruse, Aleksei Navalny deklaroi për ‘Bild’ se "Regjimi i Putinit është çmendur" dhe sipas tij kjo u vërtetua edhe nga fakti që dje Organizata Ndërkombëtare kundër Armëve Kimike gjithashtu konfirmoi helmimin e tij me Novichok

"Asnjëherë, kurrë në jetë, nuk ka menduar se do të sulmohesha me një agjent nervor…Kjo do të thotë vetëm një gjë - Regjimi i Putinit është çmendur" – tha Navalny.

Kritiku i Kremlinit gjatë intervistës sulmoi rëndë edhe ish-kancelarin gjerman Gerhard Schroeder. Është një gjë të jesh "lobisti i Putinit", arsyetoi ai, "por tani Schroeder po përpiqet të mbrojë vrasësit".

Ish-Kancelari Social Demokrat është shprehur kohët e fundit si edhe Moska zyrtare se "nuk ka fakte" rreth helmimit. Për Navalnyj-n, Schroeder është avokat i Rusisë dhe merr para në të zezë nga Moska

Navalnyj tha për Bild se "nëse do të kishte zgjedhje të lira dhe të ndershme, ne do ta  mundnim Putinin. Unë nuk kam asnjë dyshim". Por presidenti rus, vazhdon ai, "është i çmendur për para dhe pushtet. Ai do të bëjë gjithçka për të qëndruar në pushtet, gjithçka".

Navalnyj konfirmoi se ai do të kthehet së shpejti në Moskë

"Unë jam rus, jo gjerman" - dhe i kërkoi Merkelit dhe europianëve të ndëshkojnë Putinin dhe njerëzit e tij duke ngrirë pasuritë e tyre dhe duke i ndaluar ata të hyjnë në Europë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë