Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike konfirmon: Navalny u helmua me Noviçok

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike konfirmon: Navalny u helmua me Noviçok

Mostrat e marra nga lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny kanë konfirmuar prezencën e një agjenti kimit, Noviçok, tha sot Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) 

"Këto rezultate përbëjnë një çështje mjaft shqetësuese", tha Drejtori i Përgjithshëm i OPCW, Fernando Arias, i cili u bëri thirrje vendeve anëtarëve të zbatojnë traktatin ndërkombëtar që ndalon përdorimin e armëve kimike.

Gjetjet e kësaj organizate konfirmojnë rezultatet e Gjermanisë, ku Navalny u trajtua pasi u sëmur rëndë gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë më 20 gusht.

Autoritetet gjermane i kërkuan OPCW me bazë në Hagë që të merrte mostra nga Navalny dhe t'i analizonte, pasi mjekët gjermanë arritën në përfundimin se ai ishte helmuar me Noviçok, një agjent nervor i kategorisë ushtarake.

Gjetjet e tyre u konfirmuan në mënyrë të pavarur nga laboratorët në Francë dhe Suedi, duke shkaktuar reagim ndërkombëtar dhe thirrje për sanksione kundër Moskës lidhur me çështjen.

Rusia ka mohuar çdo përfshirje dhe i rezistoi presionit ndërkombëtar për të filluar një hetim penal.

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, qëndron pas helmimit të tij të dyshuar.

Navalny, i cili ka dalë nga spitali në Berlin, por vazhdon të mbetet në Gjermani, tha se ai do të kthehet në Rusi.

“Detyra ime tani është të qëndroj i patrembur. Dhe, unë nuk kam frikë”, tha Navalny për gazetën Der Spiegel më 1 tetor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë