Opozitarja bjelloruse Tsikhanouskaya-Parlamentit Evropian: Lukashenko po e kthen vendin tim në Korenë e Veriut të Evropës, merrni masa drastike

Sviatlana Tsikhanouskaya, kryetarja e opozitës bjelloruse ka akuzuar presidentin, Aleksander Lukashenko se po shndërron Bjellorusinë në “Korenë e Veriut të Evropës”.

Duke folur në Parlamentin Evropian përmes një lidhjeje me video ditën e djeshme, tha se Bashkimi Evropian deri më tani ka dështuar dhe i bëri thirrje eurodeputetëve të rrisin presionin mbi Bjellorusinë me masa konkrete.

“Qasja e Bashkimit Evropian se presioni kundër regjimit të Lukashenkos duhet të arrihet gradualisht nuk ka arritur rezultate dhe nuk e kanë bërë atë të ndryshojë sjellje”, tha ajo.

Reagimi i Sviatlana Tsikhanouskaya, ka ardhur pas incidentit të ndodhur disa ditë më parë, me rrëmbimin e avioni i Ryanair dhe arrestimin e gazetarit Roman Protasevish.

Gjatë fjalës së saj në Parlamentin Evropian, tha se nuk duhet t’i adresohemi vetëm rastetit të fluturimit Ryanair por situatës në terësi në Bjellorusi.

"Tani, unë i bëj thirrje Parlamentit Evropian të mos fokusohet vetë te incidenti i fluturimit të  Ryanair por situatës në tërësi në Bjellorusi, Lukashenko po e kthen vendin tim në Korenë e Veriut të Evropës: jo-transparente, e paparashikueshme dhe e rrezikshme.", tha Tsikhanouskaya.

Masat që Bashkimi Evropian ka ndërmarrë deri më tani?

Bashkimi Evropian ra dakord, që të vendosë sanksione kundër Bjellorusisë, përfshirë ndalimin e përdorimit të hapësirës ajrore dhe aeroporteve të  27 vendeve të BE nga linjat ajrore bjelloruse, si reagim ndaj devijimit të detyruar të një avioni pasagjerësh për të arrestuar një gazetar të opozitës.

Bjellorusia i është nënshtruar edhe më parë sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe SHBA, kur Lukashenko ka “goditur” ka goditur protestat pro-demokracisë pas zgjedhjeve të 2020, por “rrëmbimi” i avionit me qëllim arrestimin e një gazetari është një ngjarje edhe më serioze.

Lukashenko flet për herë të parë pas “rrëmbimit” të avionit dhe arrestimit të gazetarit!

Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, tha se gazetari Roman Protasevich, i cili u arrestua në Minsk, ishte duke komplotuar një rebelim të përgjakshëm dhe ka akuzuar perëndimin se po i bëjnë një luftë hibride.

“Siç e kishim parashikuar, keqdashësit tanë nga jashtë dhe brenda vendit ndryshuan metodat e tyre të sulmit ndaj shtetit. Ata kanë tejkaluar çdo kufi, kanë “braktisur” logjikën dhe moralin njerëzor.", shprehet ai.

Si u arrestua gazetari opozitar Roman Protasevich?

Arrestimi i Roman Protasevich erdhi tre ditë më parë, teksa ai po udhëtonte me 170 pasagjerë të tjerë nga Athina drejt Lituanisë. Por shumë shpejt destinacioni ndryshoi, pas alarmit të rremë për bombë nga agjentët sekretë bjellorus, të cilët po udhëtonin në të njëjtën avion me gazetarin.

Si pasojë e këtij alarmi avioni Rynair, është ulur në Minsk dhe sapo Protasevich ka dal prej tij, policia bjelloruse e arrestoi atë.

Kush është Sviatlana Tsikhanouskaya?

Ajo ka garuar kundër Aleksander Lukashenkos në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Sviatlana u bë pjesë e fushatës presidenciale si kandidate e pavarur për “dashurinë”, pasi burri i saj ishte një i burgosur politik në Bjellorusi dhe donte ta lironte.

Megjithëse Lukashenko përsëriste vazhdimisht se vendi nuk ka nevojë për një presidente femër, ajo luftoi deri në fund.

Fitues i kësaj “gare” ishte Lukashenko me 80,10% të votave.

Pas humbjes dhe kërcënimeve të vazhdueshme ajo është larguar për në Lituani.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda