"Po ç’racizëm! Nuk është fare e vërtetë që refuzova t’i tregoj një çantë për Oprah Winfrey: i thashë vetëm që ishte shumë më e shtrenjtë". Pas polemikave mbi çantën “e pakëshillueshme” për amerikanen e famshme flet Adriana N., shitësja italiane në qendër të rastit. Në një intervistë të publikuar sot për "SonntagsBlick", Adriana tregon të vërtetën: "Nuk jam raciste dhe nuk është e vërtetë që kam refuzuar t’i tregoj çantën”.

Adriana N., shitëse në syqanin e Zyrihut rrëfen se ylli amerikan hyri në dyqan të shtunën e kaluar rreth orës 20:00 bashkë me një burrë, mik apo truprojë. Kishte thënë që s’kam qenë ndonjëherë në një dyqan të këtij lloji në Zviër dhe donte t’i hidhte një sy.

"Isha e pasigurt se çfarë duhet t’i tregoja. Shkova drejt një vitrine dhe i tregova çantën Jennifer Aniston, që janë tepër në modë. I thashë se ka në materiale dhe madhësi të ndryshmme, siç bëj gjithmonë. Ajo pa një më lart. Atje gjednej çanta prej krokodili prej 35.000 frangash. I thashë se ishte e njëjta çantë si ajo që kisha në dorë, vetëm se shumë më e shtrenjtë dhe se mund t’i tregoja dhe çanta të tjera."

Zonja Winfrey ka thënë sikur shiotësja i ka thënë që “është tepër shtrenjtë për ju”. "Nuk është aspak e vërtetë", përgjigjet shitësja. "E pyeta madje edhe nëse donte ta shihte mnë detaje. Zonja Winfrey vazhdoi duke parë dhe nuk tha më asgjë. Nuk do t’ia thopja kurrë një gjë të tillën jë klienti. Është absurde. Edukata e mirë dhe mirësjellja janë baza e punës sonë.  Nëse faktet janë siç i përmend ajo, përse nuk iu ankua të nesërmen shefes sime, Trudie Goetz, e cila dhe ajo ishte e ftuar në dasmën e Tina Turner?".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)