Oprah Winfrey tregon arsyen se pse nuk u martua kurrë me partnerin e saj prej 30 vitesh

Oprah Winfrey tregon arsyen se pse nuk u martua kurrë me partnerin e saj prej 30 vitesh

Oprah Winfrey dhe Stedman Graham

Oprah Winfrey dhe partneri i saj janë bashkë prej 30 vitesh, por kurrë nuk u martuan.

Moderatorja e famshme, zbuloi për “O Magazine” sekretet e marrëdhënies së saj me Stedman Graham dhe arsyen pse refuzoi propozimin e tij në 1993-shin.

Winfrey thotë se që pas fejesës nisi të kishte dyshimet e para nëse donte apo jo të martohej.

“Kuptova që në fakt nuk doja të kisha një martesë. Doja të më merrej mendimi. Doja të dija nëse ai më ndjente si të denjë për të qenë gruaja e tij, por nuk doja të bëja sakrificat dhe kompromisin e përditshëm për të cilat ka nevojë një martesë. Programi ishte prioriteti i jetës sime dhe këtë e dinim që të dy”, u shpreh Winfrey.

Një ndër gratë më të suksesshme të botës, shtoi se nëse ajo dhe partneri i saj do të ishin martuar, ndoshta sot nuk do ishin më bashkë.

Jetëgjatësinë e lidhjes, moderatorja ja atribuon atij, për të cilin thotë se ka një identitet përveçse të jetë “burri i Oprah-s”.

Cilido që e ka njohur është mrekulluar nga mirësia e tij. Është kaq pozitiv!

Ai do më të mirën për mua dhe gjithë njerëzit që njeh. Është njeri i duruar, i fortë, me llogjikë të pastër dhe i besueshëm”, ka thënë ajo.

Madje, ajo e quan dashurinë e tyre 30-vjeçare si “bashkëpunim shpirtëror”.

Rreth 1 viti më parë tha se ka qenë gjithnjë kundër idesë për t’u bërë nënë sepse e dinte mirë çfarë përgjegjësie dhe sakrifice kërkohet për të rritur siç duhet një fëmijë.

“Askush s’i jep grave meritën që meritojnë”, është shprehur ajo në lidhje me vendimin personal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'