‘Ora e Tokës’, nga Akropoli te Parlamenti Europian, fiken për 60 minuta dritat në 190 vende të botës (FOTOGALERI)

‘Ora e Tokës’, nga Akropoli te Parlamenti Europian, fiken për 60 minuta dritat në 190 vende të botës (FOTOGALERI)

Parlamenti grek me dritat e fikura

Ndërtesat ikonike në mbarë botën fikën sot dritat e tyre në kuadër të “Orës së Tokës” me synimin, për të ndërgjegjësuar për pasojat e ndryshimeve klimatike në planetin tonë, por edhe për të mbrojtur natyrën.

Në orën 20:30 me orën lokale, shumë ndërtesa dhe monumente në vendin tonë u zhytën në errësirë, si Akropoli dhe Parlamenti Helen, duke bashkuar zërat me organizatat mjedisore për të shpëtuar Planetin.

Qytetarë në më shumë se 190 vende marrin pjesë për të 16-in vit në “Ora e Tokës”, e cila është fushata më e madhe pjesëmarrëse globale për mjedisin. Për 60 minuta, monumente të rëndësishme, institucione dhe biznese në mbarë planetin u lanë në errësirë.

“Përballë humbjes së përshpejtuar të biodiversitetit dhe ndryshimit të klimës, nuk ka pasur kurrë një kohë më kritike për t'u bashkuar dhe për të ndërmarrë veprime për të ardhmen tonë kolektive,” tha Organizata.

Edhe Parlamenti Europian iu bashkua nismës.

Tonight, @Europarl_EN joined @earthhour & switched off its lights.

To send a strong message that we can make a difference. We can save our planet. We are the last generation that can do something about it.

To ensure that we make all other hours count.

#BiggestHourForEarth pic.twitter.com/h0gzlFKm6Z

— Roberta Metsola (@EP_President) March 25, 2023

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT