Orban: BE nuk mund t’i privojë Hungarisë të drejtën e sovranitetit

Orban: BE nuk mund t’i privojë Hungarisë të drejtën e sovranitetit

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaroi se Bashkimi Evropian (BE) nuk do të mund të privojë Hungarinë nga e drejta e saj për sovranitet.

Orban, në fjalimin e tij javor në Radion shtetërore hungareze “Kossuth”, kritikoi politikën e BE-së ndaj migrantëve.

Ai tha se BE problemin e krizës me migrantët e sheh përmes kornizës së të drejtave të njeriut ndërsa vendi i tij këtë temë e konsideron si problem të sigurisë kombëtare. Hungaria, siç tha, do të vazhdojë luftën në këtë drejtim.

Orban theksoi se si vendi i tij planifikon të bëjë ndryshime legjislative dhe kushtetuese në lidhje me luftën kundër migracionit të paligjshëm. Këto ndryshime, siç tha ai, do të hedhin poshtë çdo sulm të mundshëm të BE.

Sipas tij, vetëm hungarezët kanë të drejtën të vendosin se kush do të jetojë në Hungari.

“Dua të them haptazi se Brukseli nuk mund ta privojë Hungarinë nga sovraniteti i saj”, tha Orban.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TRUMP.: 26/05/2018 07:35

    Bravo HUNGARIA .HUNGARIA DO QE TE MBETET HUNGARI DHE JO HUNGOMUSLIMANOTY .KULTURA GJUHA FEJA JANE SHENJAT QE DALLOJNE HUNGAREZET NGA TE TJERET .TE TJERET TE VIJNE TE VIZITOJNE POR JO TE PUSHTOJNE DHE TJETERSOJNE .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë